LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HABERET E MITROS/ KORANI NË VOLOREK

7 Korrik 2016, 14:19, Aktualitet CNA

Jemi ?partizanë? të koranit të ?zhuritur? në skarë me qymyr. Zgjodhën Volorekën? Kamarieri mbajti shënim dhe u largua. Ndërsa ai ikte, drejt meje “erdhi” një kujtim.
Aty rreth viteve ’80-të, shoku Enver lexon një haber: Mbretëresha e Anglisë, çdo vit merrte një arkë me koran nga liqeni I Pogradecit. E hante që t’I shtohej ymri! La librin shoku Enver dhe I thotë Sulos ( Gradecit që ishte krye bodigard dhe diçka më shumë):
-Më ka vajtur mendja për një koran! E zëmë dot!?
U dha porosia. Drejt liqenit vrapuan peshkatarët. Hidh rrjeta. Nxirr rrjeta?Asnjë koqe korani për be! Vetëm belushka, që janë nga soi I koranëve. Kanë vetëm një dallim: korani ka ca vula të kuqe!? Po dermani??
Thirrën Tason, piktorin me nam. Ai me penel e bëri belushkën koran?dhe ashtu ja poqën dhe e hëngri shoku ynë Enver!…
Nga kujtimet më nxorri korani që dergjej I pjekur në pjatancë?I zbukuruar për lezet me patate furre, limon. Djath dhie nga Mokrra? Verë e bardhë?Po të ishte Taso, do kishte rrëmbyer penelin. Boshllëkun e plotësoi Marlise, nusja e djalit me origjinë nga Kosta Rika?Shkrepi aparatin?

Lajmet e fundit nga