LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha-Ramës/ Prano kompromisin që i hap rrugë Reformës në Drejtësi

7 Korrik 2016, 20:37, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të pranojë kompromisin dhe propozimin e PD-së që i hap rrugë miratimit të Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se Rama kërkon një gozhdë ku të varë refuzimin e rradhës. “Pas 6 dite heshje per krimin federal te pageses se 80 mije dollareve ilegale per nje foto, nuk beri ze edhe pse mediat me te medha te botes shkruan per skandalin, nje jave pas sulmit me arme e maska ne pisten e Rinasit ku u grabiten miliona euro, serish nuk pipetiu, por me ne fund Edi Rames iu zgjidh gjuha, u kujtua tu rikthehet cicerimave te tij. Deri tani ishte kundershtues i vendeve te rezervuara te propozuara nga SHBA dhe BE por sot nuk ka me asnje alibi. Propozimi yne nuk jep as me shume e as me pak sesa cfare parashikon Komisioni i Venecias: partite politike as nuk propozojne dhe as verifikojne. Po ti do patjeter nje gozhd ku te varesh refuzimin e radhes. Tani qe nuk e ke me as kete, leri alibite dhe nese do me te vertete reforme te pakapur ne drejtesi prano kompromisin qe i hap rruge miratimit te reformes ne drejtesi.” përfundon Basha.

Lajmet e fundit nga