LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ADN-ja e parukes / Myftaraj ka një këshillë për djemtë e kontigjenit të krimit

7 Korrik 2016, 18:30, Aktualitet CNA

Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka shpërndarë një këshillë serioze për djemtë e cilësuar si kontigjent krimi, prej të cilëve policia po kërkon kandidatin për paruken e hedhur nga grabitësit në aeroportin ?Nënë Tereza?.

Myftaraj shkruan se të cilësuarit si kontigjent krimi, duhet të rruajnë kokën tullë, pasi sipas tij nuk do të ketë mundësi që t?u merret fije floku dhe pastaj t?i vendosin te parukja.

Ja çfarë shkruan Kastriot Myftaraj

Një këshillë shumë serioze kam për djemtë e atij që quhet kontigjent krimi në Shqipëri, prej të cilëve Policia e Shtetit po kërkon kandidatin për paruken gjoja të hedhur nga grabitësit në aeroportin ?Nënë Tereza?.

Domethënë, pasi u tha se në paruke janë gjetur fije floku, tani po kërkohen fije floku të një individi të caktuar, të cilat do të vendosen te parukja, që pastaj të identifikohet krimineli me anë të testit të ADN.

Ju këshilloj që ta rruani kokën tullë se kështu nuk do të kenë mundësi që t? u marrin fije floku dhe pastaj t? i vendosin te parukja gjoja e gjetur nga Policia e Shtetit.

Ju këshilloj që të paralajmëroni shumë seriozisht dashnoret tuaja, gjysma e të cilave janë informatore të Policisë, që nëse fije floku tuajat bien në dorë të Policisë së Shtetit, ato do të kenë pasoja serioze.

Ju këshilloj të paralajmëroni seriozisht berberin ku qetheni që të mos bëjë me ju shakanë që t? i japë fije floku tuajat Policisë, nëse ia kërkojnë këtë gjë.

Ju këshilloj të paralajmëroni seriozisht pastrueset e moteleve ku iu ndodh të flini që të mos ia dorëzojnë Policisë jastëkët mbi të cilët keni vendosur kokën tuaj të çmuar.

Kështu nuk do ta shikoni veten si i pandehur me paruken e krimit në kokë.

Parukierët në këtë histori janë Saimir Tahiri dhe Haki Çako.

Edhe mos harroni se ma keni borxh këtë këshillë, dhe të ma shpërbleni se ju e dini që unë kam shumë dëshirë të marr informata nga ju, sepse nga ju mëson shumë për policët, prokurorët, gjyqtarët, politikanët.

Ai prej jush që do t? i venë paruken në kokë meriton të shpallet idioti i shekullit në botën e krimit.

Lajmet e fundit nga