LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA vendos sanksione ndaj Kim Jong Un

6 Korrik 2016, 21:23, Aktualitet CNA

Shtetet e Bashkuara, për herë të parë kanë vendosur sanksione ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e akuzuar atë dhe 10 zyrtarë të tjerë të këtij shteti për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut.

Njofftimi i sotëm nga Departamenti i Thesarit është përpjekja e fundit për të shtuar presionin ndaj këtij regjimi, ndonëse ende nuk është e qartë se çfarë sakt pritet të arrihet me këto sanksione.

Vendimi është marrë pas publikimit të një raporti të Departamentit të Shtetit ku Kim akuzohet se është përfshirë në vrasje pa vendime gjyqësore, punë të detyruar dhe tortura.

Raporti gjithashtu ka përmendur edhe disa dhjetëra zyrtarë që SHBA-të thonë se janë të përfshirë në sistemin e kampeve të punës të Koresë së Veriut, kidnapimin e dezertorëve nga Koreja e Veriut dhe krime të tjera.

Shtetet e Bashkuara iu kanë vendosur sanksioneve edhe liderëve të shteteve të tjera në të kaluarën, përfshirë presidentin e Bellorusisë, Aleksander Llukashenka dhe presidentin e Sirisë, Bashar al Assad.

Kjo është hera e parë që vendosen sanksioneve të tilla ndaj Koresë së Veriut.

Lajmet e fundit nga