LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja për grabitjen në Rinas/ U vodhën minimumi 20 milionë euro

6 Korrik 2016, 19:56, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili jep detaje të reja lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas një javë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se avioni nuk pranon të transportojë me pak se 20 milionë euro.

Denoncimi i qytetarit

“Pershendetje!Jam shef sigurie ne nje banke te nivelit te dyte!Ne aeroport nuk jan mar 3 milion euro. Jan mar mbi 20 milion . Por nuk tregojne. Te them dhe psen. Bankat e nivelit te dyte ne shqiperi kane te drejte te mbajne deri ne 5 mil euro. Me pas sipas kontrates me kompanite e sigurimit nisen per ne bankat e origjines dhe nuk i mbulon kompania nese nuk nisin 20 mil euro jashte te bankave te ndryshme. Bankat behen bashke dhe plotesojne shumen dhe niset bashkarisht duke qene se bankat jan te siguruara , atyre nuk i plas. Jane te siguruara jasht dhe brenda vendin per kte shum 5 mil euro dhe shtetit nuk i plas , i jep vrejtje sigurise , heqin ca nga puna dhe u rregullu si pune. Shefat e sigurise te bankave e din fare mire kte gje, sepse eshte shum sekret midis tyre dhe ne menyre qe bankave mos i prishet emri , nuk tregohet as shifra dhe as emri, sepse kjo do te sillte panik ne parat e njerezve neper banka. Kte mund ta verifikojne shume thjesht nese hapin Marreveshjet e sigurise te bankave te nivelit te dyte. Eshte procedure. Nuk niset avioni me 1 milion as 5. Duhen plot 20 minmale.”

Lajmet e fundit nga