LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani shtron darkë për Fiter Bajram

5 Korrik 2016, 20:01, Aktualitet CNA

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka shtruar sonte një darkë me rastin e Fiter Bajramit. Në darkë mernin pjesë personalitete nga politika dhe feja.

Presidenti ka uruar që ky Bajram të pakësojë grindjet dhe sherret, ndërsa e cilësoi të nevojshme këtë rrugë të përsosjes në rrugën e Zotit sidomos sot kur shumë njerëz e keqpërdorin fenë duke vrarë të pafajshëm

?Ditët e Ramazanit na dhanë mësimin madhështor se po aq i madh sa është tundimi i mëkatit, aq i madh është edhe kujdesi i zotit për të na mbajtur larg atij tundimi. Sakrifica e ditëve të kaluara nuk ishte Ramazani i fundit, as ky i fundit Bajram. Çka po përjetojmë është një rrugëtim i përsosjes në rrugën e zotit?, tha Presidenti Nishani.

Përsosja sipas Nishanit është e domosdoshme, ?Sidomos sot kur njerëz të të njejtit besim, që zbatojnë të njejat rite dhe festa bëjnë kasapana të përgjakshme edhe brenda të njejtit besim. Njeriu që sakrifikon për përsosje shpirtërore është i pamposhtur?, u shpreh Kreu i Shtetit.

Lajmet e fundit nga