LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina në Shkopet, polumbarët nuk gjejnë asnjë trup/Ja dyshimet e policisë

5 Korrik 2016, 11:44, Aktualitet CNA

Polumbarët nuk kanë gjetur asnjë person në automjetin, për të cilin gjatë orëve të paradites ishte dhënë njoftimi se kishte rënë në liqenin e Shkopetit.

Kjo ka bërë që policia të nis hetimet nëse mjeti është hedhur qëllimisht në liqen dhe për cilat arsye është bërë një veprim i tillë.

Burime policore theksojnë se kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse mjeti në fjalë është përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë paradites, Policia e Dibrës sqaroi se mjeti me targa AA 969 ND , i cili ka rënë në liqen,  është në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnje, dhe targat janë denoncuar të vjedhura në janar 2016.

 

Lajmet e fundit nga