LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina bie në liqenin e Shkopetit/ Policia jep detaje të reja

5 Korrik 2016, 08:52, Aktualitet CNA

Policia  ka dhënë detaje të reja për aksidentin e ndodhur sot në aksin Milot-Burrel ku një makinë përfundoi në liqenin e Shkopetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se personi që drejtonte mjetin me targa AA969ND është shtetasi M.P nga Lushnja.

Pronari i mjetit kishte denoncuar në janar vjedhjen e targave. Për momentin nuk ka informacion për persona të lënduar.

Policia u njoftua nga peshkatarët e zonës, ndërsa polumbarët ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet në liqen.

Lajmet e fundit nga