LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy lëvizje të reja në prag të konstituimit/Edi Rama, si e përçau të majtën dhe krisi PS-në?

5 Korrik 2016, 16:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, njëherëz Kryetar i Partisë Socialiste, ka vërtetur përgjatë viteve që po drejton këtë forcë politike se e ka shumë më të lehtë t?a përçajë sesa ta mbajë të unifikuar atë.

Pa përfshirë këtu disa prej emrave dhe personaliteteve të së majtës, të cilët u larguan, përjashtuan apo u mënjanuan nga Rama, përgjatë viteve që ishte në opozitë, në 3 vitet e fundit kreu socialist ka dëshmuar se nuk mund të mbajë të bashkuar socialistët. Vetëm në javët e fundit të paktën dy formacione të reja politike kanë paralajmëruar se do të krijohen dhe do të jenë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, deputetë të PS-së në qarqet Elbasan dhe Shkodër, duket se janë gati për të krijuar një parti politike, të cilës mund ti bashkohen edhe shumë emra të njohur ndër vite të Partisë Socialiste, apo figura që sot ndjehen të mënjanuar apo nëpërkëmbur nga lidershipi i forcës më të madhe politike në vend.

Në anën tjetër Eduard Ndocaj, deputeti socialist i Lezhës, që hyri në Kuvend pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Arben Ndoka, bashkë me deputetin tashmë të përjashtuar nga PS, Tom Doshi, duket se do të krijojnë një parti të re, konkuruese për zgjedhjet parlamentare.

Lëvizjet e inicuara nga 4 deputetët, përveçse mund të dëmtojnë Edi Ramën në disa nga qarqet kryesore në vend në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kanë ndikuar në uljen e numrit të deputetëve në Grupin Parlamentar, aq sa në jo pak raste për shkak të mungesës së votave, janë shtyrë edhe votimet e pr/ligjeve.

Gjithashtu ish-Kryeministri Fatos Nano, lideri historik i socialistëve, nuk përjashtohet të iniciojë një lëvizje të re politike, nëse nuk mbështet atë të nisur nga Blushi-Hafizi apo nga Doshi-Ndocaj.

E gjithë kjo situatë tregon se kreu socialist Edi Rama e ka të vështirë të ruajë balancat në partinë që drejton apo të imponohet për të mbajtur të bashkuar këtë parti. Nëse do të analizohen edhe raportet që Rama ka sot me aleatët e tij në qeverisje, mund të thuhet se ai nuk po arrin dot të shihet si lider i së majtës.

Raportet me Ilir Metën pothuajse janë drejt shkatërrimit, ndërsa dy partitë duket se janë pozicionuar në llogore nga ky qëllojnë njëra-tjetrën. PBDNJ-ja e drejtuar nga Dule iu largua koalicionit të drejtuar nga Rama në prag të zgjedhjeve vendore të 2015, por edhe PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi duket e pakënaqur në koalicionin me Edi Ramën. Po kështu Nard Ndoka një aleat i Edi Ramës në zgjedhjet e 2013 duket shumë i distancuar nga koalicioni qeveritar, dhe ndoshta shumë shpejt ky formacion politik mund ti bashkohet opozitës ose lëvizjes së incuar nga Doshi-Ndocaj.

Ndërsa për partitë që tradicionalisht kanë qenë në aleancë me PS-në, si PSD apo PDS, duket se Rama ka ndërprerë çdo komunikim.

Lajmet e fundit nga