LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet inspektori i tatimeve, drejtonte mjetin i dehur

5 Korrik 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka arrestuar një inspektor të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në këtë qytet, pasi po drejtonte një automjet në gjendje të dehur. Sipas policisë, është arrestuar shtetasi Mihal Nikola, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dje  në lagjen nr 1, në Pogradec, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin tip ?Nissan?, me targë AA543MH,  në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për  veprën penale: ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt? parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga