LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UKT: Disa zona të Tiranës kufizime të furnizimit me ujë

2 Korrik 2016, 07:15, Aktualitet CNA

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se do të ketë kufizime të ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme në disa zona të kryeqytetit. Mësohet se shkak për këtë janë punimet nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Raportohet se stacioni i pompimit të Qafë-Mollës ka mbetur përkohësisht pa energji elektrike. Për këtë arsye do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e Saukut, Tiranës së Re, Qesarakës, Ali Demit dhe Shkozës.

Lajmet e fundit nga