LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e Ambasadës Amerikane/ Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë

2 Korrik 2016, 19:04, Aktualitet CNA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nëpërmjet Zyrës për Çështje Publike, ka kënaqësinë të shpallë konkurimin e hapur për grante me anë të këtij njoftimi për mundësi financimi (NOFO) për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci.

Qëllimi i Programit

Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci mbështet iniciativat e organizatave jo-qeveritare (OJQ-të) të angazhuara në ndërtimin e themeleve shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktiviteteve monitoruese të shoqërisë civile, si dhe institucionalizimin e proçeseve politike të hapura e pluraliste. Programi i Komisionit për Demokraci synon të mbështesë nisma nga e gjithë Shqipëria në fusha të ndryshme, duke përfshirë ato që lidhen me: anti-korrupsionin, qeverisjen e mirë, gazetarinë investigative, respektimin e të drejtave të njeriut / të drejtat e minoriteteve, fuqizimin e grave dhe të rinjve, ndërgjegjësimin mjedisor, dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Vëmendje e veçantë do t’i jepet projekteve inovative që angazhon qytetarët në nivelet bazë. Programi pranon tani projekt-propozime të reja deri më 10 korrik 2016.

Kjo thirrje për propozime është e hapur për të gjitha nismat që  janë në përputhje me udhëzimet e përgjithshme të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë

Për të tjera informacione, klikoni këtë LINK

Lajmet e fundit nga