LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e Tahiri fshehin fakte tronditëse për grabitjen në Rinas

2 Korrik 2016, 09:28, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD,  Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri fshehin fakte tronditëse për grabitjen e ndodhur dy të ditë më parë në Rinas.

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se ekzistojnë fakte që dëshmojnë implikimin e shefave të rëndësishëm të Tahirit në këtë histori.

?Fakte të pakundërshtueshme tregojnë se Policia është njoftuar nga autoritetet e Aeroportit brenda 1 minuti, pra sapo ngjarja ka ndodhur, por përgjigja ka qënë se Furgoni i Policisë ndodhet në pistë për të pritur dhe shoqëruar persona të deportuar.

Edhe pse një furgon i grupit të gatshëm gjendej aty i dislokuar, pas sulmeve të Stambollit, Policia ka arritur në vendngjarje vetëm pas 30 minutash. Dy akset e vetme nga mund të ikin grabitësit, ai nga Rinasi në Tiranë dhe Rinas-Fushe Krujë, nuk u bllokuan nga Policia në kohën e duhur.? tha Alibeaj.

Ai theksoi se burime serioze pranë bankave të nivelit të dytë flasin për një shumë rreth 10 milionë euro të grabitur dy ditë më parë. ?Qeveria, Rama-Tahiri, po tentojnë të servirin të dhëna të genjeshtërta për shumën e grabitur, duke u përpjekur të zvogëlojnë përmasat e grabitjes me armë e me maska në pistën e avionave, ndërsa e vërteta është se bëhet fjalë për disa milionë euro. Burime serioze pranë bankave të nivelit të dytë flasin për një shumë rreth 10 milionë euro. Të gjitha këto rrethana tregojnë dhe një herë fuqinë që ka marrë krimi me Ramën e Tahirin, dhe dëshmojnë inkriminim të pikave kyçe të policisë.?

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me intensitet të gjithë rrethanat e dyshimta e të nxjerrë përgjegjesitë nga i pari tek i fundit.

Lajmet e fundit nga