Connect with Us

Probleme me fjalëkalimin? Ja çfarë nuk duhet të beni.

Teknologji

Probleme me fjalëkalimin? Ja çfarë nuk duhet të beni.

Publikuar

-

Fjalëkalimet janë vërtet një çështje e rëndësishme. Sa herë iu ka ndodhur të harroni fjalëkalimin e facebook-ut, instagram-it, email-it etj? Ju paraqesim gabimet më të zakonshme që bëhen më fjalëkalimet që ju mos ti bëni ato.

 

  • Fjalëkalimi shumë i shkurtër

Një dekadë më parë, një fjalëkalim me 5-6 karaktere ishte i mjaftueshëm. Por sot teknologjia ka avancuar dhe një fjalëkalimi i tillë është si të mos kesh fare. Kur krijoni fjalëkalime të reja duhet të keni një minimum prej 8 karakteresh, ose rekomandohen 10-12 karaktere. Për llogari shumë të rëndësishme, si llogaria bankare një fjalëkalim me 14-16 karaktere nuk është një ide e keqe.

  • Shumë i thjeshtë

Edhe një fjalëkalim me 12 karaktere nuk do ju bëjë punë nëse është diçka e thjeshtë si “123456789012” ose “abcdefghijkl”. Piratët kibernetikë i provojnë gjithmonë këto dhe kanë një fjalor me miliona fjalëkalime të zakonshme. Një fjalëkalim i fortë duhet të përmbajë shkronja të mëdha dhe të vogla si dhe numra dhe simbole.

  • Jo unik

Pasi fjalëkalimet bëhen më të gjatë dhe më kompleks, është tunduese të përdorësh një fjalëkalim për të gjitha llogaritë, kështu nuk keni pse mbani mend shumë fjalëkalime. Ju duhet të krijoni fjalëkalime unike për çdo llogari. Sigurisht kjo e bën më të vështirë për t’u mbajtur mend, gjë që çon në gabimin nr 4.

  • Kurrë mos ndërro fjalëkalim

Ju mund të keni dëgjuar që duhet të ndërroni fjalëkalimin çdo 6 muaj ose çdo 3 muaj ose edhe çdo muaj.  Por ‘The Federal Trade Commission’ ka bërë një studim kohët e fundit dhe tregon se ju nuk duhet ta bëni këtë gjë.

LEXO EDHE:  Qytetarja “përplaset” me Ramën për rrugët/ Nuk po shpenzojmë për daulle elektorale!

Ndërrimi i fjalëkalimit rregullisht është i bezdisshëm, gjë që çon në vendosjen e fjalëkalimeve të thjeshta. Në përgjithësi ju duhet të ndryshoni fjalëkalimin vetëm nëse dyshoni se jua kanë vjedhur atë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Burime të bazuara në bio”/ Shkencëtarët japin lajmin e mirë, shpiket makina e “gjelbër”

Publikuar

-

Prej shumë vitesh tymi i makinave ka shkaktuar fenomenin e ngrohjes globale dhe shumë shkencëtarë jane munduar t’i japin zgjidhje këtij problemi.

Por së fundmi një grup shkencëtarësh janë duke punuar që të kthejnë barërat e këqija në karburant për automjetet dhe të prodhohen, kështu e thënë shkurt makinat e ‘’gjelbra’’.

‘’BBC’’ shkruan se një grup kërkimor në Poloni është duke punuar që të përdorin bimët që nuk janë pjesë e zinxhirit ushqimor të njeriut, për t’i kthyer ato në pjesë për makinat dhe burim energjie.

LEXO EDHE:  Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

LEXO EDHE:  Zuckerberg në telashe!/ Presioni që i ushtrohet në të katër anët

Ky projekt është quajtur ‘’Biomotive’’ dhe për realizimin e tij Bashkimi Europian ka dhuruar 15 milionë euro.

Një prej shkencëtarëve Wojciech Komala beson se projekti i tyre mund të çojë në reduktimin e emetimit të karbonit në atmosferë.

Ai ka thënë:

Ne po punojmë që të ulim gjurmën e karbonit duke përdorur burime të bazuara në bio.’’

Burimi: https://www.bbc.com/news/business-48988355

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Emocionet reale zëvendësohen me to”/ Cili është emoji më i përdorur në botë?

Publikuar

-

Në çdo moment gjatë komunikimit me njerëzit ne përdorim gjithmonë disa emoji në varësi të emocioneve tona.Ikonat e vogla kanë ndryshuar mënyrën se si miliarda njerez ne mbare botën komunikojnë. U krijuan per here te pare ne vitin 1998 nga inxhinieri japonez Shigetaka Kurita i cili punonte ne një kompani celulare. Për shumë njerëz komunikimi virtual duket “bosh”pa përdorimin e figurave të shumëllojshme që përfaqësojnë një shumësi emocionesh.

LEXO EDHE:  “Ka fuqi të pabesueshme”/ Një nga themeluesit e Facebook kërkon mbylljen e rrjetit

LEXO EDHE:  Facebook: Akses falas në internet për 100 shtete

Dita e djeshme ishte “Dita Ndërkombëtare e Emoji-ve” por vetëm sot sondazhet tregojnë se cili është emoji më i përdorur gjatë vitit 2019.

Emoji më i përdorur sipas një klasifikimi të Universitetit të Miciganit është emoji që qesh me lot. Pas tij rënditen emoji zemër dhe në vend të tretë emoji puthje.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teknologjia po na zëvendëson/ Ilustrimet që tregojnë ndryshimin drastik në jetën tonë

Publikuar

-

Teknologjia po “dominon” në jetën tonë ku gjatë gjithë kohës ne jemi të zënë në telefona, laptope dhe televizorë dhe komunikimi mes njerëzve po humbet.

Por a janë të gjithë këto një zëvendësim i përshtatshëm për familjen dhe miqtë? Ndoshta është koha që të gjithë ne të mendojmë për këtë para se të jetë tepër vonë.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: