LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prapaskenat e Ramës i dhanë fitoren Uellsit

2 Korrik 2016, 14:36, Aktualitet CNA

Gazetari ynë Doshe Dragoti ka zbuluar një komplot ndërkombëtar. Ja ku konsiston ajo. Uellsi fitoi, sepse për këtë kishte ndërhyrë Rama te Merkel dhe kjo e fundit te qeveria belge, gjatë vizitës që ajo sapo bëri në Bruksel.

Arsyeja është kjo; Ramës, dmth Shqipërisë i duhet një Gjermani e fortë, pasi dihet që Edi i ka punët vaj me Angjelën. Ndërkohë Gjermanisë i duhet një Britani e Madhe, që të jetë e dobët. Me fitoren e Uellsit, rritet krenaria kombëtare uellsiane.

Kjo do cojë, sipas planeve të z.Rama dhe zonjës Merkel, në kërkesë për mdarje dhe de fakto ndarje të Uellsit nga Britania e Madhe. Rrjedhimisht në dobësimin e Anglisë, që do të rivalizojë Gjermaninë. Komplimente nga Citynews, Edit dhe Angjelës për këtë plan, në të mirë të Shqipërisë dhe BE-së./Satirë Politike

Lajmet e fundit nga