LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënshkruhet marrëveshja/ Policia e Kosovës në Shqipëri për sezonin e verës

2 Korrik 2016, 14:10, Aktualitet CNA

Policia Shqiptare dhje ajo e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parashikon ndihmën e forcave kosovare në territorin shqiptar për periudhën e verës.

Policia bën me dije se në kuadër të vazhdimit të avancimit të bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet dy vendeve, si dhe intensifikimit të marrëdhënieve përmes planifikimeve dhe zbatimit të masave të përbashkëta policore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend MAXHUNI dhe Drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë z. Haki ÇAKO, në Prizren, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Sipas policisë, ky bashkëpunim do të kryhet për arsyet e mëposhtme

Ky memorandum mbulon periudhën prej datës 1 korrik 2016 deri me 31 gusht 2016.

Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy Drejtorët, MAXHUNI dhe ÇAKO vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera të dy Policive, jo vetëm në fushën e policimit rrugor, por në të gjitha fushat, në luftën kundër krimit të të gjitha formave, në menaxhimin e integruar të kufijëve , në luftën kundër terrorizmit,etj.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi të dy Drejtorët theksuan domosdoshmërinë që gjatë sezonit veror të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve dhe turistët që përdorin pikat kufitare .

Gjatë nënshkrimit të memorandumit ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, i cili ka vlerësuar nënshkrimin e këtij memorandumi dhe ka shprehur mbështetjen e tij për për dy Drejtorët e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë në interes së forcimit të sigurisë në rajon.

 

Lajmet e fundit nga