LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fania ankohet se Fan Zone që ka ndërtuar qeveria për Euro 2016 nuk quhet Fane Zone

2 Korrik 2016, 07:59, Aktualitet CNA

Fania u gëzua shumë që Edi Rama dha urdhër që të ndërtohen Fan Zone në Tiranë për të parë qytetarët kampionatin europian, se mendoi që këto ishin quajtur kështu për nder të tij.

Fania i tha mikut të tij Luan Kodrapasbregut:

-Ta falenderoj me një sms apo t? i telefonoj? Më mirë është t? i telefonoj por kam frikë se nuk ma hap telefonin.

-Prit një herë, sqarohu,i tha Luani,- se mos bën ndonjë gafë të madhe. Të pyes djalin se më duket që kjo fjala Fan Zone ka kuptim tjetër.

Luani i telefonoi djalit dhe tha:

-Djali im thotë se kjo fjalë në anglisht ka kuptimin Zona e Tifozëve.

-Ama ç? na thua dhe ti tani,- u nxeh Fania,- të kam thënë dërgoje djalin ta mësojë anglishten në atë shkollën ku dërgova unë vajzën në Londër. Mos i harxho paratë kot. Ja të pyesim vajzën time, dëgjoje me viva voçe.

Dhe Fania i telefonoi vajzës:

-Hello daddy!- u përgjigj vajza e Fanes.

-Flasim anglisht bashkë,- i pëshpëriti Fania Luanit,- por që të kuptosh t? i po i flas shqip. Dëgjo moj bijë e babait, më thuaj çfarë kuptimi ka fjala Fan Zone?

-Babi, për emrin tënd po më pyet?- I tha vajza.- Fan Zone domethënë Zona e Fanes.

-E di moj bijë, por desha ta mësonte edhe një tjetër që kam këtu.- I tha Fania.

-Babi po përse humb kohë me njerëz mediokër që duhet t? ua shpjegosh gjërat. Me cilin je?

-Me shokun tim Luan Kodrapasbregut.

-Ai ka inat që Kryeministri nuk bëri Luan Zone, por Fan Zone,- tha vajza e Fanes.

-Hallall paratë që kam harxhuar për ty bijë e babait,- tha Fania i mallëngjyer,- ja kësaj i thonë të marrësh dituri nga inglizi. E gjete tamam. E mbylla tani se kam punë.- Tha Fania.

Fania u kthye nga Luani dhe i tha:

-E more vesh tani? Nëse më ke mik thuaji kryeministrit që të ma hapë telefonin për një falenderim, se ty të dëgjon ai.

-Mire nuk po ta prish, -tha Luani,- por po i bëj një sms, jo telefonatë.

Dhe Luani i bëri këtë sms Kryeministrit:

Zoti Rama, nëse keni pesë minuta koha për të dëgjuar shakanë e vitit nga ky gomari Fania, hapjani telefonin dhe po nuk doli si them unë, ma nxirr mua inatin.

Fania i telefonoi Ramës dhe ky e hapi në moment. Pasi dëgjoi falenderimin e Fanes, Rama, i tha:

-Po ne ty të kemi figurë o vëlla, do të bëjmë një gjë për të të respektuar.

-Te falenderoj nga zemra zoti kryeministër, -tha Fania,- po kam edhe një ankesë.

-Hajde Fane, ta dëgjojmë ankesën tënde.- Tha Rama.

-Pse e thonë dhe e shkruajnë Fan Zone dhe jo Fane Zone? Mua të gjithë më njohin si Fane, jo Fan.

-Ke të drejtë Fane, -tha Rama,- vërejtje me vend, ankohu te Erion Veliaj, do t? i them unë që ta dëgjojë ankesën tënde. Që tani do t? i telefonoj.

-O të puthtë Fana atje ku të ka puthur nëna foshnjë. Ti je shpëtimtari i Shqipërisë, mos vdeksh kurrë!

Rama i bëri këtë sms Erion Veliajt:

?Hapja telefonin Fanes të dëgjosh gomarllëkun e vitit.?

Fania priti pak dhe i telefonoi Erion Veliajt, i cili ia hapi telefonin menjëherë.

-Urdhëroni i nderuari Fane!

-E more porosinë e të madhit, Rone?- I tha Fania.

-E mora Fane, po të dëgjoj.

-E kam hallin te kjo Fane Zone që bëri kryeministri për nderin tim, pse e quani Fan Zone. Unë emrin e kam Fane, jo Fan.

Erioni nisi të qeshte dhe nuk pushonte dot.

-Çfarë ke ore, kush po të gudulis ashtu.- Tha Fania.

Erioni bënte të fliste por e kapte e qeshura.

Fania e mbylli telefonin i nervozuar.

-Më duket se ky është ai që ka shkruar me qëllim Fan Zone, edhe më hiqet si mik.-I Tha Fania Luanit. Të këtillë njerëz më fusin në sherr me kryeministrin mua./ Fane Zone

 

Lajmet e fundit nga