LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Pas 26 vitesh, shqiptarët sërish me sytë drejt emigrimit

2 Korrik 2016, 09:16, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se 26 vite pas hyrjes së shqiptarëve në ambasada, qytetarët sërish janë me sytë drejt emigrimit. Përmes një deklarate për mediat, Basha shton se 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera të Bashkimit Europian, ndërsa 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.

 

“Si sot 26 vite më parë shqiptarët thyen hekurat e izolimit dhe u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre.  Fatkeqësisht ndërsa përkujtojmë këtë moment të rëndësishëm të kthesës historike që mori vendi ynë, shqiptarët janë serish me sytë drejt emigrimit.
100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera të Bashkimit Europian, 200 mijë 2 korriku 1990shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.” thuhet në deklaratën e kreut demokrat.

Basha thekson se në krye të vendit është qeveria më e korruptuar e 25 viteve demokraci. “Varfëria, papunësia, pasiguria, dhuna dhe terrori qeveritar janë arsyet e emigrimit të sotëm. Në krye të vendit është qeveria më e korruptuar e 25 viteve demokraci, e lidhur me krimin dhe e mbushur me kriminelë qe ju zhvat shqiptareve 1miliarde euro ne vit. Por ndryshe nga dje, ne kemi në dorë mjetet demokratike për të bërë ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e shqiptarëve. 2 korriku eshte nje thirrje qe të bashkohemi ashtu si 26 vite më parë për të larguar këtë regjim kriminal e të korruptuar e për t?u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur.” përfundon Basha.

 

Lajmet e fundit nga