LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vogëlushja nga Korça fiton Little Miss Planet 2016

30 Qershor 2016, 16:28, Aktualitet CNA

Mirsa Shkembi, vogëlushja 5-vjeçare ka fituar  Kuroren e Arte ne Little Miss Planet 2016 Bullgari. Ditën e djeshme në Sozopol të Bullgarisë u mbajt nata finale e garës ndërkombetare të bukurisë dhe talenteve për femijë.

Në garë morën pjesë fëmijë nga e gjithë bota si: Bullgaria, Brazili, Filipine, Armenia, Afrika e Veriut, Ukraina, Rusia, Gjeorgjia etj dhe ne mesin e tyre bukuroshja 5 vjecare përfaqesoi Shqiperinë e madhe ( Albania & Kosovo). Bukuroshja Korcare ju tregoi te gjithëve traditat e qytetit të saj dhe gjithçka për shqiptarët ne pergjithesi. Prezantimi i saj në gjuhen angleze i mahniti të gjithe anetarët e jurisë ndërkombëtare. “I will present Kosovo and Albania!” tha 5-vjeçarja.

Mirsa Shkembi fitoi cmimin e parë të shoqëruar me Kurorën e Artë dhe Kupën fituese për grupmoshen e saj. Per Botapress Sidrita Sadikaj është shprehur: Jam e lumtur qe kisha bere zgjedhjen e duhur per vajzen korcare Mirsa Shkembi. Kenaqesi per mua si drejtore nacionale per Kosoven dhe Shqiperine qe ngrejme imazhin e Kosoves dhe Shqiperise ane e mbanes botes ,ju tregojme te gjithëve se femijet shqiptarë jane te bukur, te talentuar dhe mbi te gjitha edhe fitues te cmimeve te para.

Lajmet e fundit nga