LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon skandalin Rama-Shehu

30 Qershor 2016, 20:13, Aktualitet CNA

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar informacione lidhur me skandalin ku është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu, i cili ka marrë para nga shefi i qeverisë Rama dhe i ka dhuruar ato në fushatën e Obamës. Donacionet mësohet të jenë kryer thjesht që Rama të kishte një foto me Presidentin e SHBA-ve.

Informacionet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Një person në Nju Xhersi u shpall fajtor pasi ka ndihmuar në mbledhjen e kontributeve të huaja përgjatë fushatës presidenciale të vitit 2012, kanë njoftuar Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldwell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit.

Bilal Shehu 48 vjeç u deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo e Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që e akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuara në 25 mijë dollarë ose me shumë në një vit kalendarik. Vendimi do të jepet në 5 Tetor, 2016.

Në bazë të deklarimeve të tij, Shehu një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012.

Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhë kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.

Më herët gjatë Shtatorit, Shehu kishte marrë në llogarinë e tij bankare një shumë pre 80 mjijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do t’i derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e pranoi.

Shehu pranon se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin.

Askush prej komitetit të mbledhjes së fondeve është akuzuar për shkelje sa i takon funksionimit të komitetit të mbledhjes së fondeve dhe ata janë angazhuar për të bashkëpunuar maksimalisht në hetimin që ka të bëjë me të akuzuarin.

FBI-ja e ka hetuar këtë rast. Prokurorët Charles Walsh dhe Peter Halpern i Divizionit të Krimeve dhe Seksionit të Integritetit Publik si dhe  Asistenti i Prokurorit Mark J. McCarren i  Distriktit të Nju Xhersit janë ata që po hetojnë çështjen.

Linku i faqjes zyrtare  (https://www.justice.gov/opa/pr/new-jersey-man-pleads-guilty-helping-disguise-foreign-contributions-during-2012-presidential)

Dokuementi i bashkëngjitur deklaratës zyrtare

 

Lajmet e fundit nga