LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon mbajtja e zgjedhjeve në 35 degët e PD/ Demokratët bojkotojnë mbledhjet e strukturave, akuza të deleguarve të Bashës

30 Qershor 2016, 08:34, Aktualitet CNA

Partia Demokratike dhe të deleguarit e Lulzim Bashës kanë dështuar me procesin e zgjedhjeve në strukturat e brendshme. Ndërsa deri në datën e sotme, procesi duhet të ishte mbyllur sipas udhëzimit të kreut të demokratëve, procesi zgjedhor në 35 degë të çuara në zgjedhje të parakohshme, janë në fazën fillestare.

Udhëzimi i Bashës që mban datën 28 prill urdhëronte të deleguarit që procesi i riorganizimit të degëve të përfundojë deri në datën 30 qershor. Ky afat ka përfunduar, ndërsa procesi është në fazën fillestare për shkak të përplasjeve, rebelimeve dhe bojkoteve.

Drejtuesit aktualë të degëve akuzojnë të deleguarit se në disa seksione nuk po bëhen mbledhje dhe emrat për kryetar do të zgjidhen në mënyrë preferenciale. Ata thonë se mbledhjet e seksioneve ende nuk janë bërë për shkak se anëtarësia aktuale refuzon zgjedhjet, ndërkohë akuzojnë të deleguarit se do të vendosin emra kandidatësh sipas preferencave dhe parapëlqimeve të tyre.

Ish-drejtuesi i degës së Pogradecit, i pari që dha dorëheqjen pas futjes së degës në zgjedhje, Renato Preza shprehet se aty ku ka interesa nuk bëhen zgjedhje. ?Atje ku qëndrojnë interesat, këta klanorët nuk bëjnë zgjedhje. Dihet që në këto raste ata do të zgjedhin njerëzit që duan vetë dhe jo ata që janë të pëlqyer nga anëtarësia?, theksoi Preza në një prononcim për gazetën ?Sot?. 

Ai shton se në disa seksione ende nuk janë bërë mbledhjet, ndërsa në disa të tjera pjesëmarrja ka qenë minimale.

?Në degën e Pogradecit ka shumë anëtarë që nuk janë duke u angazhuar në procesin e riorganizimit dhe të votimit. Në shumë seksione nuk ka pasur ende mbledhje. Ka një hezitim nga anëtarësia për t?u futur në proces votimi. Ata janë tërësisht të paangazhuar pasi kundërshtojnë zgjedhjet. Ende nuk del qartë se kush duhet të propozojë kandidatët. Statuti po shkelet sepse ka mbledhje që bëhen vetëm me 7 persona?, thekson ish-kryetari i degës së Pogradecit.

Demokratët e Vlorës po ashtu kanë refuzuar të bëhen pjesë e riorganizimit të degës. Drejtuesi i kësaj dege, Moisi Meminaj, thotë se procesi ka ngrirë.

?Procesi ka ngrirë, nuk ka orientim, nuk ka busull. I deleguari (Flamur Noka) thotë se po verifikohet anëtarësia. Ky proces duhet të ishte mbyllur por strukturat kanë refuzuar riorganizimin. Problemi është më i thellë se ç?mund të mendohet pasi strukturat po zgjidhen që nga fillimi, proces ky i zhvilluar në 2013?, u shpreh Meminaj.

Ndërkohë, edhe dega e Durrësit është tepër problematike. Anëtarësia aktuale është rebeluar ndaj vendimit të Bashës dhe bojkoton mbledhjet.

Lajmet e fundit nga