LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet agjenda e Ramës gjatë vizitës në Turqi

29 Qershor 2016, 13:41, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë. Ai ka kryer nderime në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk.

Në ceremoninë ushtarake, Rama shoqërohej nga Ministri i Financave Ahmetaj, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën turke Gazheli dhe deputeti Bashkim Fino.

Mësohet se gjatë  ditës së sotme, kryeministri Rama do të takojë homologun turk, Binali Yildirim si dhe një takim me Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dy kryeministrat pritet të kenë në mbrëmje një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin turk.

Ditën e nesërme, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.

Lajmet e fundit nga