LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi: Linja e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri ndriçon rrugën e integrimit rajonal

29 Qershor 2016, 14:48, Aktualitet CNA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. deklaroi sot pasdite se linja e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, ndriçon rrugën vllazërore drejt integrimit të përbashkët rajonal.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook Presidenti i Kosovës, Thaçi, shprehet: ?Linja e re e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri i jep edhe më shumë fuqi marrëdhënieve vëllazërore dhe ndriçon rrugën tonë të përbashkët, që përmes integrimit bilateral të tregut të energjisë të shkojmë drejt integrimit të përbashkët rajonal?.

?Nga kombinimi i kapaciteteve prodhuese të termocentraleve tona dhe hidrocentraleve të Shqipërisë përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët dhe ekonomitë e shteteve tona. Dy qeveritë kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për jetësimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm energjetik, i cili nisi të ndërtohej vite më parë. HTH?, shkruan Thaçi.

Lajmet e fundit nga