LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot/ Fahriu me Irfan Hysenbelliun dhe ish-ministrin e diktaturës dhe ish-vartësin e Tahirit

29 Qershor 2016, 19:19, Aktualitet CNA

Pas paçes në një ambjent shoqëror si një rit supersticioz i Fahriut për shëndetin e Irfanit, ata të dy së bashku me ish-ministrin e kohës së diktaturës, Ilir Mustafarajn kanë zhvilluar një takim të rastësishëm.

Fariu i ka folur ish-ministrit të diktatures dhe vartësit të Tahirit deri pak kohë më parë,  se paçja bën mirë për bashkëpunetoret e vjetër dhe ata të rinj, ata te sigurimit dikur dhe të Likes tani.

Burimet thanë për citynews se Fahriu fliste dhe Irfani e degjonte me vëmendje se si cicëronte një këndez i vërtetë. Në fakt ai ngatërroi cicërimen me kakaritjen por kjo nuk kishte rëndësi.

Me vlerë ishte leksioni që Fahriu si një kendez fliste për paçen e tij të preferuar, miqësine me Ilir Metën dhe gënjeshtrat e fundit që i kishte thënë Lulit.

Pasi Fahriu përfundoi së foluri, Irfani e falenderoi për këshillat dhe paçen e mrekullueshme që shijuan.

Më pas Fahriu për të kujtuar kohët e vjetra të miqësisë me Hekuran Izain, u largua me ish Zv.Ministrin e Saimir Tahirit dhe një nga ish-drejtuesit në kohën e diktaturës.

Fahriu duke u larguar mendonte me vete ?Sa vlere ka ky njeri, një paçe plenci ha dhe çfarë mjalti nxjerr nga goja, le të hante dipio paçe këmbe çfarë mrekullirash do tregonte.? Me tej ai iku i menduar, por fliste me vete se çfarë po diskutonte tani Fahriu me mikun e tyre./Satirë

 

Lajmet e fundit nga