LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Mbeturinat spitalore hidhen në parqe e plazhe

28 Qershor 2016, 20:54, Aktualitet CNA

Gazetari Mentor Kikia ka publikuar një skandal që po ndodh në plazhin “Rinia” të Durrësit, ku janë hedhur mbetje spitalore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia shprehet se nuk dihet se nga kush janë shkarkuar këto mbetje spitalore, ndërsa shton se askush nuk ndëshkohet për këtë maskaradë.

“Me vullnetarët, këtë të dielë punuan në atë që njihet si fshati Rinia në Durrës. Një zonë pak e frekuentuar, por shumë e bukur. Në fakt është e bukur meqë nuk shkojnë shumë njerëz, pasi janë ata që shkatrërrojnë. Megjithatë, atë që nuk ë bëjnë njerëzit e bëjnë spitalet, ose vetë bashkia. Mes mbeturinave që pastruam në një park të mrekullueshëm pishash, shumica ishin mbetje spitalore. Të shkarkuara aty nga makinat e spitaleve apo bashkisë, nuk e di. Por kjo është një maskaradë që s?po i gjendet zgjidhja. Mbeturinat spitalore të shkarkohen në parqe e plazhe, është më shumë se e tmerrshme. Shiringa, shishe serumesh, fasho, kuti ilacesh, e gjithëfarësoj tjetër që nuk është thjeshtë ndotje, por një rrezik i madh. Si gjithmonë nuk ka zgjidhje, derisa spitalet private apo publike nuk ndëshkohen. Maskarada vazhdon!” përfundon Kikia.

Lajmet e fundit nga