LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Spartak Ngjela/ Nga 21 janari në 21 korrik...

28 Qershor 2016, 17:56, Aktualitet CNA

Numur i keq për Saliun ky numri 21. Nuk i mjaftoi 21 janari. ..kur, befas, i doli përpara dhe 21 korriku. Kjo është data e fundit. Ndërkombtarisht pritet votimi i Reformes, paçka që Saliu nuk i do ndëkombëtarët .Datën po e pëmendin shpesh amerikanët. Por, do jete 21 korriku i këtij viti që do të ndëshkojë 21 janarin e vitit 2011. Lidhje e madhe historike për moralitetin dhe drejtësinë shqiptare. Ky paska qenë fati i errët i Sali Berishës: nga 21 janari në 21 korrik.
I ka filluar frika.
Tabori i tij thotë nëpër tryeza, “do na shpëtojë Meta; se nuk e voton Reformën “. Por janë naive: votat e Metës nuk e bëjnë numrin 94 që duhet për Reformën në Parlament. Atëherë, pse e paskan shpresën te Meta, dhe jo të deputetët e Partisë Demokratike? Pse, këta deputetët e Metës qenkan “kreshnikët antiamerikane”, kurse ata të Partisë Demokratike, jo? Hajde mendje hajde! Ajo forcë që ia shkeput Saliut deputetët është forcë që nuk pyet as për deputetët e Metës. Kjo gjendje me shkelje korruptive dhe krime me pushtetin, është elementi kryesor në vendosjen e një diktaturë që shtyp demokracinë. Por kjo tani është e pamundur që të ndodhë.
Nuk ka mundësi politike Sali. Prite me qetësi 21-shin e dytë, dhe përgatitu për llogarinë e 21 – shit të parë.
Ju kujtohet kur Saliu u thosh në Parlament socilastëve: “jua bëj si në 21 janar” . E ç’duhen prova të tjera. Por dhe serveri i kryeministrisë është pastruar. Atje do shihni gjëra të paimagjinueshme. Kur të shfaqet, të gjithëve do na trazohet nga e pështira e sjelljes së kryeministrit shqiptar, por do ta durojmë.
Armiqësia me kohën, është fundi i çdo politikani. Pikërisht, kjo kohe nuk mund të jetë koha e Sali Berishës, sepse nuk e pranon atë. Ka shume qytetërim, humanizëm, dhe vlerë individuale historia aktuale e qytetërimit modern, prandaj s’mund të jetë e Saliut, sepse, pikërisht për këtë, kjo kohë nuk e pranon atë. Por edhe Shqipëria ka shpëtuar përfundimisht prej tij…edhe shqiptarët… Ishte një e keqe që shqiptarët edhe mund të mos e kishin kaluar. Por gjithsesi e përballuan.
21 korriku do të jetë dita e çlirimit paqësor të shqiptarëve… shqiptarët janë të përkrahurit e medhenj të kësaj kohe.

Lajmet e fundit nga