LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e misionit të FMN/ Ahmetaj: Ekonomia po konfirmon stabilitet, të angazhuar për uljen e borxhit

28 Qershor 2016, 12:15, Aktualitet CNA

Gjatë një konference për shtyp, në mbyllje të misionit të FMN-së në Tiranë,  ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare po konfirmon stabilitet, duke u shprehur se qeveria është e angazhuar për uljen e borxhit publik.

Sipas tij performanca e të ardhurave është në rritje, ndërsa shtoi se qeveria i mbetet besnike parashikimit për rritje 3.4% për vitin 2016.

“Ekonomia shqiptare po konfirmon stabilitet. Qeveria është e angazhuar për uljen e borxhit publik. Në vitin 2016 ne do ti mbetemi besnikë parashikimit për rritje 3.4%.”, tha ai

Ministri i Financave theksoi gjithashtu se do të ketë thjeshtim të procedurave tatimore dhe doganore për bizneset, duke ruajtur performancën e qëndrueshme të të ardhurave.

 

 

Lajmet e fundit nga