LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Rama nuk tha asnjë fjalë për viktimat në Turqi, mat gjithçka me prapanicën e tij

28 Qershor 2016, 21:47, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një koment idiotesk reagimin e shefit të qeverisë Edi Rama pas shpërthimit të sulmeve kamikaze në aeroportin e Stambollit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Rama nuk tha asnjë fjalë për viktimat e sulmeve.

“Koment idiotesk i Edvin Kristaq Rames per aktin terrorist qe mori 28 jete dhe plagosi dhjetra e dhjetra te tjere. Te dashur miq, udhetar vet per ne aeroportin Ataturk te Stambollit ku u krye nje sulm terrorist, Rama poston ne Twitter mesazhin, ne te cilin, siç e shihni, sikur nuk ka ndodhur asgje, nuk thote nje fjale te vetme per 28 viktimat as dhe te plagosurit por mat gjithçka vetem me prapanicen e tij. Ketu me poshte keni mesazhin e tij idiotesk.

“Me vjen shume keq per shqetesimin e krijuar dhe shume faleminderit per mesazhet e panumerta, gjthçka ok. Neser vizita zyrtare ne Ankara”” përfundon postimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Lajmet e fundit nga