LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë automobilistik/ Furgoni përplaset me trafikndarësen, humb jetën një person

28 Qershor 2016, 06:21, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një furgon mallrash është përplasur me trafikndarësen. Ende nuk ka të dhëna për  identitetin e personave që ndodheshin në mjet, ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spital.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të mjetit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lajmet e fundit nga