Connect with Us

Viktoria Nuland vizitë në Tiranë

Aktualitet

Viktoria Nuland vizitë në Tiranë

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shume për realizimin e reformës ne drejtësi. Edhe vizita e zëvendës ndihmës sekretares amerikane, Viktorja Nuland, duket se ka per qellim finalizimin e saj. Vizion Plus ka mësuar se zyrtarja e larte, do te mbërrije ne Tiranë me 10 korrik, pak dite para votimit te draftit ne Parlament.

Zëvendës ndihmës sekretarja, do te ndalet fillimisht ne Shkup, per te përcjelle mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë. Nuland do t’i drejtohet me nje mesazh klasës politike, per rëndësinë e reformimit te sistemit te drejtësisë./vizionplus

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Publikuar

-

Nga

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Meku i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që është në javën e tretë të grevës së urisë në qelinë e tij, thotë se gjendja shëndetësore e tij po degradon me shpejtësi dhe se 44-vjeçari mund të jetë në prag të vdekjes.

Doktori Yaroslav Ashikhmin deklaroi se rezultatet e testeve që ai mori nga familja e Navalny-t tregojnë se ai ka një nivel tepër të lartë të kaliumit, që mund të shkaktojë një arrest kardiak dhe ngre nivelet e kreatininës, që tregon se veshkat janë të dëmtuara.

“Pacienti ynë mund të vdesë në çdo moment”, tha mjeku në një postim në Facebook.

Navalny është kritiku më i fortë i presidentit rus Vladimir Putin. Mjekët e tij personalë nuk janë lejuar ta vizitojnë në burg. Ai hyri në grevë urie në shenjë proteste dhe filloi të ndjente dhimbje të forta në kurriz dhe humbjen e fuqisë së këmbëve.

Nga ana tjetër, shërbimi rus i burgjeve ka deklaruar se Navalny po merr të gjithë ndihmën që i duhet.

44-vjeçari u arrestua më 17 janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kishte kaluar 5 muaj për t’u rikuperuar nga helmimi me agjent nervor Noviçok, veprim për të cilin ai fajëson Kremlinin./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia Demokratike pa kokë”/ Rama tallet me Bashën nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët e Tropojës. Nga atje Rama prezantoi kandidatin për deputet dhe shprehi falenderimin që ditën e sotme kanë qënë më të shumtë në numër se herët e tjera.

“Sot unë ju gjej më të shumtë në numër. Dhe jam i bindur që prezenca nuk ësht ëe lidhur thjesht me ardhjen time. Por me siguri është e lidhur që në këtë zgjedhje Ps ju ka sjellë dikë që është nder ta kesh shok dhe është nder ta kesh përfaqësues”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri nuk la pa ironizuar edhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar pa kokë. Sipas Ramës, ai ka bërë më shumë për këtë qytet se Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Makinën plot me klandestinë/ Arrestohet në Korçë, 31 vjeçari nga Tirana

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Kamioni përplas për vdekje një person

“PD nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një bote tjetër. Pd-ja ka plot njerez të mirë. Në Pd është problem koka, ishte koka kur kishte kokë tani nuk ka kokë imagjino. Për Tropojën unë dhe Partia Sociliaste në këto vite që na hyri në mes me dy akte tërmet dhe pandemia. Kam bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe Partia Socialiste këtë sma mohon dot një tropojan që mban gishtat lart edhe kur fle gjumë. Për mua ishte një rikthim sepse në Barjam Curr kam qenë kur kam qenë student”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Publikuar

-

Nga

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Kreu i PD Lulzim Basha, në vijim të fushatës elektorale është ndalur në Vorë pasditen e sotme.

Basha theksoi se Rama nuk bëri asgjë në tetë vjet, duke shtuar se nuk ka se çfarë të bëjë më.

“Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezë. Kanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera.

Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.

Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë.

Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE