LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtohet nga grupi i LSI depueti Përparim Spahiu

27 Qershor 2016, 10:20, Aktualitet CNA

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu është përjashtuar sot nga grupi parlamentar i kësaj partia për shkak të qëndrimeve kundër të monitorimit nga ndërkombëtarët të procesit të ?Vetingut? në kuadër të Reformës në Drejtësi. Spahiu tha përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do ta votojë ndarjen e sovranitetit.

?E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!??, shkruan Spahiu në rrjetet sociale

Sot, LSI ka vendosur të përjashtojë nga grupi parlamentar deputetin Spahiu. Partia e dytë në qeveri  është distancuar nga deklaratat e Spahiut, duke i quajtur ato personale dhe aspak në linjën politike të LSI-së. Përjashtimi u bë gjatë mbeldhjes së sotme të grupit parlamentar të LSI.

Lajmet e fundit nga