LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megaskandali/ Kompania fituese për kërkimin e naftës, në prag falimentimi (Pjesa e dytë)

27 Qershor 2016, 10:27, Aktualitet CNA

Zenith Energy Ltd rezulton të ketë një performancë negative financiare, veçanërisht para shpalljes si fituese për kërkimin e naftës në Bllokun C në Shqipëri. Citynews ka siguruar pasqyrat financiare zyrtare të kompanisë, ku vihet re një rënie ndjeshëm e të ardhurave në vitin 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2014.

Një vit më parë kompania pranon se është në vështirësi financiare, duke përsëritur të njëjtën deklaratë në tre deklaratat financiare (qershor, shtator, dhjetor 2015).

Në pasqyrën financiare të qershorit 2015, kompania shkruan se është në vështirësi financiare.

?Më 30 Qershor 2015, kompania ka një defiçit capital prej $3,083,477 (31 Mars 2015 ? $3,407,115) dhe një defiçit të akumuluar prej $6,319,493 (31 Mars 2015 ? $5,971,478) që nga fillimi i tij dhe mund të pësojë humbje në të ardhmen në zhvillimin e e biznesit të tij. Burimet aktuale të mjeteve monetare nuk do të jenë të mjaftueshme për të vazhduar aktivitetet e eksplorimit dhe zhvillimit.

Këto kushte tregojnë ekzistencën e pasigurive materiale që mund të hedhin dyshime mbi aftësinë e kompanisë për të vazhduar në vijimësi. Operacionet e vazhdueshme janë të varura në aftësinë për të marrë fonde të mjaftueshme për të financuar operacionet ekzistuese, dhe të arrijnë operacionet e ardhshme me fitim në Argjentinë dhe Itali.

Financimi shtesë është subjekt në tregjet financiare globale dhe kushtet ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e borxhit dhe kapitalit tregtar. Këta faktorë kanë ndikuar, dhe ka gjasa të vazhdojnë t?a bëjnë të vështirë për të marrë fonde me kosto efektive. Nuk ka siguri që ky kapital do të jetë në dispozicion dhe nëse nuk është, Kompania mund të jetë e detyruar të kufizojë ose pezullojë aktivitetin e planifikuar.? thuhet në deklaratën financiare.

Në pasqyrën financiare të qershorit 2015, vihet re një ulje e të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Siç duket më poshtë, të ardhurat e kompanisë Zenith Energy Ltd për prill-qershor 2015 janë 899,027$, ndërsa një vit më parë raportohet të ketë pasur 1,116,963$ të ardhura.

Gjithashtu, një tjetër element që vihet re është gjendja cash e kompanisë. Kompania raporton se në 30 Qershor 2015 ka gjendje cash 675,649$, ndërsa për të njëjtën periudhë në 2014 ka 1,284,501$. Pra vihet re një përgjysmim i gjendjes cash.

Më 30 shtator 2015, kompania ka një deficit kapitali pune prej 4.127.293 $ (31 mars 2015 – $ 3.407.115) dhe një deficit të akumuluar prej 7.188.190 $ (31 mars 2015 – 5.971.478 $) që nga fillimi i tij, dhe siç thuhet nga vetë kompania, ajo mund të pësojë humbje në të ardhmen në zhvillimin e e biznesit.

Më 31 Dhjetor, 2015 kompania ka një defiçit kapital prej $3,589,530 (31 Mars 2015 ? $3,407,115) dhe një defiçit të akumuluar prej $8,077,660 (31 Mars 2015 ? $5,971,478) që nga fillimi i tij.

Ndërkohë kompania rezulton me një ulje drastike të të ardhurave për të njëjtën periudhë në vitin 2014. Bëhet fjalë për tre muajt që përfundojnë në 31 Dhjetor, ku në vitin 2014 Zenith Energy Ltd ka një sasi të ardhurash prej 1,369,251$, ndërsa në vitin 2015 rezulton të ketë 263,741$ të ardhura.

Rënia e të ardhurave pasqyrohet edhe në llogaritjen e 9 muajve që përfundojnë në 31 Dhjetor. Kështu në vitin 2015, kompania rezulton të ketë 1,687,764$, ndërsa në 2014 rreth dyfishin e tyre,  3,451,953$.

Përveç të dhënave zyrtare të vetë kompanisë, humbja në pikiatë e kompanisë pasqyrohet edhe në Google Finance.

Siç duket në grafikët e mëposhtëm, përqindja e fitimit, të ardhurat dhe fitimi neto është në rënie. Bëhet fjalë për një periudhë që nis në tremujorin e katërt të 2014-ës dhe përfundin në vitin 2015. Madje, viti 2015 rezulton të jetë me fitim negative për Zenith Energy Ltd .

Nga ana tjetër, vihet re një dukuri e pazakontë e cila lidhet me vlerën e aksioneve. Siç duket në grafikët e mëposhtëm, vlera e aksioneve në vitin 2015 ka qenë në nivelin më të ulët. Madje rënia e aksioneve ka vijuar edhe në muajt e parë të vitit 2016. Por ?çuditërisht? vlera e tyre rritet në vlera të mëdha në marsin e këtij viti, pak muaj përpara marrjes së koncesionit në Shqipëri.

Citynews do të publikojë të tjera fakte lidhur me rastin në fjalë, i cili ndryshe nga denoncimet e mëparshme, ai është një megaskandal./citynews

Lajmi i publikuar nga citynews

Megaskandali/ Qeveria i jep kërkimet e naftës një kompanie ?offshore?

Lajmet e fundit nga