LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksionet e bankave europiane bien me 22%

27 Qershor 2016, 16:17, Aktualitet CNA

Aksionet e bankave europiane kanë humbur tashmë 22% të vlerës së tyre në dy ditët e tregtimit pas referendumit britanik për të dalë nga BE-ja, duke iu afruar në mënyrë të rrezikshme nivelit më të ulët të të gjitha kohërave që u arrit në pikun e krizës kombëtare të borxheve katër vjet më parë.

Deri tani, indeksi bankar Euro Stoxx ka rënë 4.6% në 80.34, pas një tkurrjeje fillestare prej 18% të premten. Ai është tashmë vetëm 7 pikë larg rekordit të ulët prej 73 që arriti në korrik 2012 ? përpara se Mario Draghi të premtonte se do të bënte çfarë është e mundur që të shpëtonte bashkimin e monedhave.

Bankat italiane kanë ndjekur me vëmendje stuhinë e investitorëve, me sugjerimet se qeveria italiane mund të jetë e detyruar të ndërhyjë në një sistem financiar që ka një nivel të kredive të këqija prej 360 miliardë eurosh.

Në Britani, banka e mbështetur nga shteti, Royal Bank of Scotland, ka parë rënien e aksioneve në nivelin e tyre më të ulët që nga janari 2009. Aksionet në RBS dhe Barclays u pezulluan në një kohë të shkurtër të hënën, pasi kishin rënë me shumë se 8%, duke vënë në lëvizje një mekanizëm automatik stabilizimi.
Pavarësisht se ka disa vite që kapitali i bankave po rritet dhe që ato kanë qenë subjekt i rregulloreve të reja për të rritur rezistencën e tyre ndaj stesit të tregut, zbatimi i normave negative të interesit ka rritur frikën rreth uljes së marzhit të fitimeve të bankave./Monitor

Lajmet e fundit nga