Connect with Us

Stuhia iu rrezikon jetën dy të rinjve në Shëngjin

Aktualitet

Stuhia iu rrezikon jetën dy të rinjve në Shëngjin

Publikuar

-

Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, rrezikuan të mbyteshin sot në ujërat e plazhit të Shëngjinit, teksa një stuhi e madhe përfshiu bregdetin.

Të rinjtë po lëviznin me një varkë me pedale, kur janë marrë dallgët e ujit si rezultat i detit të trazuar dhe erës së fortë gjatë pasdites.

Ka qenë ndërhyrja e policisë kufitare që ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

LEXO EDHE:  Aksident në Shëngjin/ Plagoset i mituri

Dy të rinjtë po lëviznin me thellësi në zonën e Kunës, raporton Ora News.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ministrja e Bujqësisë jep lajmin e mirë/ Më shumë financim për komunitetet rurale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka dhënë një lajm të mirë për komunitetet rurale.

Në një deklaratë për mediat, ministrja tha se Qeveria ka aprovuar ligjin për grupet vendore të veprimit.

Sipas saj, kjo konsiston në bashkimin e një komuniteti rural dhe në shprehjen e një dëshire të përbashkët, që do të thotë investime për arkitekturën e fshatit, një rrugë të re të shtruar etj.



Është aprovuar një nismë për grupet vendore të veprimit. Kjo është një ligj i rëndësishëm sepse afrohet me kuadrin Evropian. Këtu i jepet mundësi një morie komunitetesh rurale për të marrë më shumë financim. Këto grupe vendore mund të marrin fonde bashkërisht në mënyrë që të kryejnë projekte të bashkuar. Aktualisht Ministria e Bujqësisë po harton strategjinë kombëtare për vitin 2022-2027 e kjo do të rijetëzohet në të gjitha komunitetet rurale në vend. Është një ligj i cili do i japi përmirësim t ndjeshëm cilësisë së jetës.

Po jap shembull që fshati i Dardhës mund të jetë organizuar në një grup veprimi për të marrë financim për të ndryshuar sistemin e çative, të arkitekturës, një rrugë, gjë që deri dje nuk ishte e mundur”, tha Krifca.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Abetarja me tekst të unifikuar/ Ministrja Kushi flet për ndryshimet në arsimin para-universitar

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se është vendosur që libri i abetares të jetë i pandryshueshëm për të gjitha shkollat e vendit.

“Kemi vendosur që në arsimin para-universitar për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe më pas zgjidhen nga mësuesit. Ne sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë të kenë një tekst të unifikuar. Mësimi i gjuhës amtare është shumë i rëndësishëm dhe abetarja është libri i parë që përballet nxënësi.



LEXO EDHE:  Stuhitë në Europë/Nëntë të vrarë nga era e fuqishme

LEXO EDHE:  Erë e fortë dhe stuhi/ Çfarë do të ndodhë me motin gjatë kësaj jave?

Nga takimet që kemi zhvilluar me ekspertë kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar, sepse kjo ndihmon të kemi një metodologji të njëjtë kudo”, është shprehur Kushi, pas mbledhjes së Qeverisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gati marrëveshja Shqipëri-Kosovë/ Ibrahimaj: Do të njihen siguracionet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e siguracioneve.

Sipas ministres, shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe anasjelltas, do u njihen pensionet, trajtimet financiare pas lindjes etj, për të gjitha periudhat e sigurimeve.



Kemi nënshkruar një marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet ditën e premte. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe ka të bëjë për njohjen e siguroacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është e rëndësishme, sepse kështu do u njihen kontributet në të dyja vendet.

Pra, nëpërmjet kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë për trajtimet për lindje, aksidente në punë dhe do të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë, invalitetit në të dyja vendet. Janë 3100 shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Njohja do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve”, -tha Ibrahimaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE