LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD sulmon gazetën Shqip/ Shtrembëron deklaratat e Bashës

26 Qershor 2016, 16:36, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka sulmuar ditën e sotme Gazetën Shqip, duke pretenduar se kjo media shtrembëron qëllimisht deklaratat e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi të shpërndarë për mediat, selia blu deklaron se Basha ka shprehur propozimin për qeveri teknike dhe jo referendum në fjalën e tij përshendetëse në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane.

?Partia Demokratike shpreh keqardhjen për shtrembërimin e qëllimshëm nga Gazeta Shqip të mesazhit të kryetarit të Partisë Demokratike. Jo referendum, por qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme ka qenë mesazhi i kreut të opozitës gjatë fjalës së tij përshendetëse në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane. Më poshtë ju ridërgojmë pjesë nga fjala e kryetarit Basha e cila është shpërndarë e plotë për të gjitha mediat.? thuhet në deklaratën e PD-së.

“Shqipëria do të ketë një sistem zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Pyetja është; a do t?ia dalim bashkë me sovranin t?ia imponojmë sot kësaj oligarkie e cila bashkë me firmosjen e një sistemi të tillë zgjedhor të pacenueshëm ka firmosur ?de facto? edhe largimin e saj nga pushteti?  Apo do të na duhet që ti bëjmë thirrje sovranit për ta larguar këtë qeveri dhe për të imponuar zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike e cila së paku nuk do të jetë në gjendje të cenojë standardet minimale zgjedhore për shqiptarët.

Pyetja është; a do ti imponojmë kësaj oligarkie, modelit rama, modelit të Elvis Rroshit në bashkitë e Shqipërisë, modelit të Prengës me shokë në Parlamentin e Shqipërisë, modelit të Arben Ahmetajt të çarterit në ekonominë e Shqipërisë, modelit të Saimir Tahirit dhe njëmijë e një gjirizeve të tij të krimit, modelit të Elisa Spiropalëve në dogana e tatime, një drejtësi të pavarur, hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të pakapur, as nga duart e dukshme as nga duart e padukshme të kësaj qeverie duke zbatuar të vetmin kusht të opozitës, plotësimin e rekomandimit 88 të plotë e jo të pjesshëm si rruga që u ofron shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pakapur e të pandikuar nga maxhoranca aktuale dhe aksionet e saj të jashtëzakonshme për ti mos iu nënshtruar hetimit dhe gjykimit të pavarur?

A do ta bëjmë dot ?! Kjo nuk varet nga ne. Ne e kemi thënë fjalën tonë. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i plotë rekomandimit 88 të arbitrit të arbitrave, Komisionit të Venecias që është zotuar ky kryeministër në Tiranë, Bruksel dhe Uashington që e pranon të plotë dhe pacensurë. Nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë asgjë me pak dhe asnjë gjyqtar mbi Komisionin e Venecias. Zgjidhja është aty.

Ne kemi formuluar në ditët e fundit mënyrat, format, metodat europiane të implementimit të parimeve të rekomandimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur nga ana tjetër dhe asnjë argument nuk mund të paraqitet përveçse dëshirës të shpallur tashmë para shqiptarëve dhe të lidhur me ankthin të kësaj qeverie e në veçanti të këtij kryeministri për të qenë subjekti i një drejtësie të pavarur.

Nëse nuk ia dalim dot, nëse kjo oligarki është e vendosur me çdo kusht të sabotojë Reformën në Drejtësi apo ta shtyjë vendin drejt destabilizimit politik përmes deligjitimimit të Parlamentit, atëherë le ti garantojmë sot shqiptarët se opozita, alternativa e tyre i ka zgjidhjet dhe se në fushatën e ardhshme elektorale votën do ta kërkojmë edhe për nje Reformë në Drejtësi larg duarve të Edi Ramës, larg duarve të korrupsionit dhe larg duarve të krimit të lidhur me të për një Reformë në Drejtësi sipas standardit të Komisionit të Venecias që sot i garantoj shqiptarët do të bëhet, me ose pa Edi Ramën.”

Lajmet e fundit nga