LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Braçe mesazh për Tulant Ballen

25 Qershor 2016, 11:28, Aktualitet CNA

Pas publikimit të lajmit se deputeti Taulant Balla është dhunuar nga Jamarbër Malltezi, ka qenë i menjëhershëm reagimi i kolegut të tij në PS, Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe i drejtohet Ballës duke i thënë se dhuna është pjesë e trupit të tyre. Ai shprehet se janë një listë e gjatë me të vrarë nën regjimin e tyre barbar. Sipas Braçes, ata do të mbeten të tillë dhe nuk kanë për të ndryshuar.

?Taulant mos u tut vlla!

Dhunen e kane pjese te trupit! Ty te qelluan, por kater nder ne i vrane, ti e ne ishim aty me 21 janar! Jane nje liste e gjate me te vrare nen regimin e tyre barbar! Te tille do mbeten; Te pabese, te dhunshem, vrases. Nuk i ndryshon dot kush; Te jene ku te duan, ne qyteterimin me te lashte e me te kultivuar, ata do te jene serish, madje identifikohen lehte per shkak te kultures se dhunes qe disponojne.?, shkruan ai

Më tej, deputeti Braçe theksin se sado që të vishen me rrobat më të shtrenjta të pasarelave të Romës, nuk maskohen dot dhe kulturën e dhunës nuk mund ta fshehin.

?Te harxhojne parate e dynjase, te vishen e ngjishen me plackat me te shtrenjta te pasarelave te Romes, nuk maskohen dot, kulturen e tyre te dhunes nuk e fshehin dot; SERISH ME BUKE DO GJUAJNE!! JANE ZENGJINET E RINJ E ME TE URRYERIT NE KETE VEND!!?, përfundon Braçe postimin e tij

 

 

Lajmet e fundit nga