LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asambleja Republikane/ Basha: Qeveria po  bashkëqeveris me krimin

25 Qershor 2016, 10:06, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Republikane ku ai ishte i ftuar se qeveria po bashkëqeveris me krimin dhe po promovon persona me rekorde kriminale.

Duke folur për rolin e opozitës dhe bashkëpunimin e PD-së me PR-në ndër vite, Basha falenderoi republikanët për mbështetjen në opozitë dhe në qeveri.

?Ndihem si në shtëpinë time sic ndiheni si në shtëpinë tuaj në PD. Diktatura na gjeti më të varfër dhe më të ngujuar se Koreja e Veriut, por ja dolëm së bashku me vlerat që ndërtuan Europën dhe Amerikën.

Falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer 25 vjecar, shqiptarët janë qenie krejt të ndryshme. Ata lëvizin falë qeverisjes sonë në zonën shengen dhe është anëtare e NATO-s, për të cilën Fatmir Mediu ka një meritë të veçantë. ?, tha Basha

Më tej Basha tha se qeveria e tanishëm po qeveris së bashku me krimin. Ai tha se kjo qeveri po promovon antivlera duke marr pas vetes persona me rekorde kriminale.

?I dhuroi shqiptarëve në vend të një ekonomie më të fortë, bashkëqeverisjen me krimin. Ata i bënë thirrje cdo krimineli jo për të kryer zgjedhje normale, por për një bashkim antivlerash. Promovimi i personave me rekorde kriminale. Debutimi i tyre në parlament, në polici, në bashki e në cdo zyrë është realiteti i zi që krijoi Edi Rama.?, tha ai

Kreu i PD tha se vetëm në dy vite të qeverisjes, janë vjedhur miliona euro. Ai u shpreh se krimi po merr cdo vendim, përfshirë edhe ato për tendera. Sipas tij në një vend ku krimi është aleati më i fortë i kryeministrit nuk kemi cfarë të presim. ?

?Miliona euro të vjedhura në 2 vite të qeverisjes. Krimi merr vendime për cdo tender. Doganat janë kthyer në makthin më të tmerrshëm. Në një vend ku krimi bashkëqeveris dhe është aleati më i fortë i kryeministrit nuk kemi cfarë të presim. Në vitet e fundin jemi përballur me një eksod si asnjëherë më parë. Këto janë produktet e bashkëqeverisjes së krimit?, vijoi Basha

Gjatë fjalës së tij, Basha tha foli edhe ligjin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi. Ai tha se dekriminalizimi nuk u krye si vullnet i përbashkët, por si një imponim i opozitës. Ai tha se opozita nuk kërkon asgjë tjetër përvec zbatimit të rekomandimit 88 për reformën në drejtësi. Sipas tij, zbatimi i këtij rekomandimi jep garanci për moskapjen e drejtësisë.

?Ligji i dekriminalizimit nuk erdhi si një vullnet i përbashkët, por si një imponim që tregoi se shumica parlamentare është një pakicë. Opozita nuk kërkon asgjë tjetër përvecse zbatimit të rekomandimit 88 për reformën në drejtësi. Ky rekomandim garanton një drejtësi të pastër dhe larg duarve të pushtetarëve?, tha Basha

Lajmet e fundit nga