LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalja e Britanisë nga BE/ Jozefina Topalli: Një mundësi e reduktuar për të arritur ëndrrën tonë europiane

24 Qershor 2016, 10:34, Aktualitet CNA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e quan daljen e Britanisë nga BE si një vendim dizastër për Europën, ndërsa për vendin tonë ajo thotë se i janë reduktuar mundësitë për ëndrrën Europiane.

 ?Britaniket votuan per te ikur. Per Evropen ky vendim eshte nje dizaster. Per ne shqiptaret , nje mundesi edhe me e reduktuar per te arritur endrren tone Europiane?, shkruan Topalli

Sipas saj, efektet e para të daljes së Britanisë nga BE do të jetë kaos në tregje, tërmet politik, Britania e ndarë dhe Europa që nis procesin e dezintegrimit.

Efekti i pare i rezultatit te referendumit Britanik eshte : kaos ne tregje, termet politik, Britania e ndare pergjysme dhe Europa qe nis procesin e dezintegrimit. Kjo eshte nje dite e tmerrshme per Britanine dhe per Evropen , por edhe per ne.
Britania eshte ekonomia e dyte me e madhe pas Gjermanise ne BE, nje fuqi nukleare, nje avokate e tregut te lire dhe nje aleate e ngushte e US?, shprehet ajo

Në fund, Topalli thekson se humba e Britanisë është tërmet për shtëpinë tonë Europiane dhe për ëndrrën tonë. Sipas saj, nga sot, cdo gjë do të jetë ndryshe.
?Humbja e Britanise eshte termet per EU, per shtepine tone, endrren tone. Nga sot , cdo gje do jete ndryshe…? përfundon deputetja e PD

Lajmet e fundit nga