LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Suedia ashpërson rregullat për azil dhe bashkimin familjar

22 Qershor 2016, 12:40, Kosova & Bota CNA

Parlamenti suedez ka miratuar me shumicë të cilësuar paketën e re ligjore për emigracionin, duke forcuar kështu rregullat për azil dhe bashkimin familjar.

Masat e reja u morën si kundërpërgjigje ndaj 160 mijë kërkesave për azil që u depozituan në shtetin skandinav vitin e kaluar nga refugjatët që vinin nga Ballkani dhe Siria.

Me 240 pro, parlamenti suedez miratoi lejet e përkohshme të qëndrimit për disa azilkërkues, të cilëve më herët u ishte dhënë një leje qëndrimi e përhershme. Paketa e re ligjore parashikon rregulla strikte e shumë të forta edhe për bashkimin familjar.

Këto masas do të hyjnë në fuqi më 20 korrik dhe do të zbatohen vetëm për refugjatët që kanë aplikuar për azil, pas 24 nëntorit të vitit 2015.

Këto masa nxitën edhe revoltën e qindra personave, të cilët protestuan të martën para parlamentit duke thënë se masat jana antihumane.

Ndryshimi i menjëhershëm nga mikpritëse ndaj refugjatëve në penguese e tyre, pritet të ketë rrisqe për qeverinë social-demokrate pasi deri tani është përballur me kritika masive.

20:36 Kosova & Bota

Progresi i grave

Shumica e amerikanëve që ishin gjallë në vitin 1968 e mbajnë...

Lajmet e fundit nga