LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ BRETKOCA NË KUSINË E BUDËS

22 Qershor 2016, 14:36, Aktualitet CNA

Buda mori një bretkocë dhe e kalli në një kusi me ujë të përvëluar. Ajo kërceu e lemerisur dhe doli jashtë. Profeti ndryshojë ?rrjedhën? e punës. Zbrazi ujët e valuar dhe hodhi ujë burimi. Futi bretkocën dhe e vuri kusinë të valoi. Bretkoca qëndroi pa lëvizur derisa ngordhi.

Po morali? Kur Rama kërkontë të mbushte “kusinë” me vota, nuk la qytet e katund pa mbajtur llogo… Me mua kryeministër-mjekësia do të jetë xhaba… Dolli dele pa qumësht… U ka mbytur Berisha me taksa. Me mua Kryeministër do të shihni Amerikën… Por dallandyshe, ktheje ndryshe, kur kusija u mbush me vota. Tatimi mbi fitimin nga 10 përqind, kërceu në 15 përqind…Veç ajrit nuk ka mbetur gjë pa u taksuar…Bile bile edhe interesat bankare?! Po mileti? Duron si bretkoca në ujë burimi…
Mos vallë kusia ka mbetur jetime? Jo or tu mbylltë. Kalon dorë më dorë. Nga Rama tek Basha…Nga pushteti tek opozita. Basha shkruan e thotë: Me mua kryeministër, TVSH nga 20 përqind, do e kini 15 përqind. Taka e sheshtë do të zbresi në 9 përqind! Qef o qerrata popull!…
Duke qënë me zana ekonomist dhe politikan i dështuar, a mund të jap një këshillë?…Premtoi popullit se do kthesh taksën e sheshtë. 10 përqind është normale. Duke i prerë një vesh, tingëllon si humor. Me TVSH mos u ngatërro. 20 përqind është “ujë i vakët” për bretkocën, miletin de, se u hutuam!

Lajmet e fundit nga