Connect with Us

INTERVISTA/ Berisha thirrje SHBA-së dhe BE-së: Dënoni politikën kanabiste të Ramës!

Aktualitet

INTERVISTA/ Berisha thirrje SHBA-së dhe BE-së: Dënoni politikën kanabiste të Ramës!

Publikuar

-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje të hapur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë që të dënojnë politikën kanabiste të shefit të qeverisë Edi Rama. Në një intervistë dhënë për gazetaren Merita Haklaj të ABC News, Berisha ka theksuar se siperfaqja e mbjelle me kanabis kete vit eshte me e madhe se 25 vitet e fundit te marra se bashku.

Intervista e plotë

PYETJE: Zoti Berisha ju në mënyrë intensive vitet e fundit keni denoncuar sipërfaqe të tëra të mbjella me kanabis në mbarë vendin duke akuzuar direkt për këtë ministrin e brendshëm por dhe funksionarë qëndror e lokal apo grupe të ndryshme sipas jush të lidhura me qeverinë që kultivojnë dhe trafikojnë kanabisin. A mund të na thoni diçka më konkrete se pse gjithë ky shqetësim dhe gjithë ky aktivizim për këtë çështje?

BERISHA: Sepse në bindjen time më të thellë kanabisi është sot kërcënimi më madhor për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria po shndërrohet në Republikën e Kanabisit, shqiptarët në Shqipëri po shndërrohen në kombin kanabist. Unë kam bindjen më të thellë se kjo është rruga e kriminalizimit të gjerë, masiv të shoqërisë tonë. Por kjo është dhe rruga në mënyrë të pashmangshme, për ata që njohin dhe që kanë abc-në e historisë së këtij vendi, kjo është rruga e shkatërrimit të qënies kombëtare. është rruga e shkatërrimit sepse kjo mbjellje masive, dora dorës dhe pa vonesë do të çojë në përdorimin masiv të kësaj droge, e cila do të thotë rrënim i qënies individuale dhe kombëtare. Cfarë ndodhi këtë vit në Shqipëri? Këtë vit në Shqipëri, nën patronazhin direkt të Policisë së Shtetit, me miratimin e plotë të ministrit të brendshëm dhe të mbi ministrit, të Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri janë mbjellë këtë vit parcela kanabisi më shumë se 25 vite të marra së bashku. Përmasat e kësaj mbjelljeje janë për njëriun e zakonshëm të paimagjinueshme. Nga Pogoni i Gjirokastrës deri në Alpet dhe Bjeshkët e Tropojës, në vende ku s’ta pret mëndja se mund të shkohet për të mbjellë, dhe që të gjitha pa përjashtim janë nën kujdesin e plotë të shefave të policisë, të drejtorëve të policisë, dhe kjo është një fatkeqësi.

Para katër ditësh botova një foto në breg të Vjosës, është e vërtetë që ajo ishte afër Kalivaçit, pas publikimit të saj shkatërruan vetëm 1/3 e bimëve. Të njëjtën gjë bënë në Berat që i kishte drejtori i policisë, shkatërruan 2000 dhe lanë 9000 rrënjë të tjera pa prekur.

Thirrja ime është:

Së pari, autoritetet italiane, vend i cili është vendi i parë që e merr këtë sasi të madhe droge për të shkuar drejt perëndimit, të cilat bëjnë një filmim në përputhje me një marrëveshje që kanë me Republikën e Shqipërisë të territorit për kanabisin, të bëjnë filmimin më të plotë të çdo pjese të vendit dhe jo vetëm aty ku i çon Saje qorri sepse kjo do të thotë që ai fsheh plantacionet e tij dhe të klaneve të qeverisë.

Së dyti, i bëj thirrje qeverisë amerikane, e cila shpenzon çdo vit, në interesin më të mirë të amerikanëve por dhe kombeve të tjera, miliarda dollarë në luftën kundër drogës dhe trafikimit të saj, me urgjencë të madhe të angazhohet në identifikimin me foto, filmimet që do bëhen por dhe duke përdorur mundësi të tjera satelitore që kanë, për të shpëtuar këtrë vend mik nga kthetrat e kanabisit.

Së treti, i bëj thirrje Bashkimit Europian të marrë në konsideratë me seriozitetin më të madh gjendjen katastrofale të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri. I kërkoj Interpolit, Europolit të aktivizojë të gjithë mekanizmat, që një bashkëpunim i frutshëm ndërkombëtar të ndëshkojë në radhë të parë politikën kanabiste të Edi Ramës, të ndëshkojë politikën zyrtare dhe implikimin masiv të zyrtarëve shqiptarë në mbjelljen e kanabisit dhe të ndihmojë në parandalimin e kësaj situate.

LEXO EDHE:  Zgjedhja e delegatëve të PS/ Vidhet serveri i votimit dixhital, PS pa rezultate edhe një javë pas procesit

Dua t’u them shqiptarëve por edhe miqve tanë, se droga dhe krimi aq sa janë kombëtare aq janë dhe ndërkombëtare ndaj dhe bashkëpunimi në luftën kundër kanabisit, kur kë të bësh me një qeveri kanabiste, është jetik dhe vendimtar. Kjo është thirrja ime dhe besoj dhe shpresoj se interesi më i mirë i komunitetit ndërkombëtar është të përqëndrohet fuqimisht në situatën katastrofale kanabiste që ekziston në Shqipëri.

PYETJE: Informacionet tuaja janë nga qytetari dixhital apo janë edhe të dhëna zyrtare?

BERISHA: Të dhëna zyrtare siç e shihni ju nuk jepen më. Ne vjet bëmë hartën e shtrirjes së mbjelljes së kanabisit dhe faktuam se Lazarat u bë gjithë Shqipëria. Tani për ti shpëtuar kësaj policia nuk flet më se si e kemi situaten por raporton vetëm se shkatërruam 200 bimë këtu e 2000 bimë aty sa për sy e faqe në një kohë kur vetëm në brigjet e liqenit të Vaut të Dejës janë të mbjella mbi 100 mijë rrënjë kanabis nga klani i drogës i Bardhok Pllanajt. Në të katër anët e vendit Shqipëria do të ketë këtë vit më gjigand e më të paimagjinueshëm të kësaj bime helmuese me të cilën do të shndërrohet në një eksportues helmi në Europë dhe në botë, duke kërcënuar rëndë reputacionin dhe sigurinë e saj.

PYETJE: Zoti Berisha meqë jemi në këtë intervistë është në interes të dimë nëse ka diçka të fundit edhe për reformën në drejtësi, pra ndonjë zhvillim përtej anës proceduriale?

BERISHA: E reja e fundit për reformën është se Edi Rama hoqi maskën. Pas një takimi me dy ambasadorët, përfaqësuesen e BE-së dhe ambasadorin e SHBA-së, për të mashtruar shqiptarët sikur ato që po thoshte ishin në ujdi me ta, doli dhe deklaroi sa vijon:

Së pari i përcaktoi kryetarit të opozitës vijën e kuqe. Kjo tha është vija e kuqe. Një kryeministër që i përcakton kryetarit të opozitës vijën e kuqe për një çështje që negociohet, dëshmon qartë mungesën totale të vullnetit për të zgjidhur problemin. Së dyti, Rama mashtroi shqiptarët se të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga PD. Kjo është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Bamir Topi ishte një bashkëpunëtor i PD. Nuk ka shqiptar që nuk di qëndrimet haptazi armiqësore të Bamir Topit ndaj partisë që e bëri president, sepse e bleu me kokë dhe xhep Edi Rama. Cdo shiptar sot e di mirë se ishte Ina Rama. Ka vëtëm tre gjykatës në Gj. Kushtetuese të emëruar nga Nishani, njëri prej të cilëve për hir të së vërtetës është Fatmir Xhafa bis në drejtësi, që e ka emrin Besnik Ymeri. Ky është realiteti. Por ne, deri sa e solli presidenti e votuam dhe nuk komentojmë vendimet e tij pavarësisht se si voton. Kurse në Gj. e Lartë janë gjithsej dy ose tre gjykatës të emëruar nga presidenti Nishani dhe janë 15 të tjerë të emëruar nga Moisiu dhe Topi. Por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka fakti se Rama deklaroi se këta janë btë PD dhe ndaj e do vetingun për ti bërë të PS-së. Ai kështu e hoqi maskën. Dhe ai u tha shqiptarëve se këta i kanë të gjithë ndaj dua ti marr unë tani dhe vetingun nuk ja u lëshoj. Në këtë mënyrë ai tregoi shumë qartë se çfarë koncepti ka për reformën. Por ai është pengesa kryesore për reformën dhe ta dinë mirë shqiptarët që edhe atë që bën e bën fallco sepse e di që reforma do merret me Surrelin, me pallatin në pajë etj. Ai ka frikë nga reforma si djalli nga temjani!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Himara katër ditë pa drita/ Berisha denoncon skandalin me punonjësit e OSHEE

LEXO EDHE:  Agron Xhafaj mbërrin në Romë/ Shoqërohet me mikrobuz të veçantë policie

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Goditet grupi i shitblerjes së kanabisit/ Në pranga katër persona, një tjetër në kërkim

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Himara katër ditë pa drita/ Berisha denoncon skandalin me punonjësit e OSHEE

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Berisha: Ligji i Arsimit të Lartë, turp kombëtar

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Berisha braktis publikisht Lulzim Bashën/ Paralajmëron rrënimin e tij

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE