LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka: Mazhoranca i ka shpallur “luftë” opozitës

21 Qershor 2016, 19:38, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka reaguar pas letrës së kolegut të tij, Gramoz Ruçi drejtuar Kryeparlametarit Ilir Meta. Këtij të fundit i kërkohej që të përfshinte Reformën në Drejtësi në kalendarin e Kuvendit brenda muajit korrik.

Sipas Palokës kjo nismë është shpallje lufte ndaj opozitës. Përmes një reagimi për mediat, Paloka shprehet se ky është një provokim ndaj opozitës, parlamentarizmit dhe qytetarëve shqiptarë. ?Kërkesa për të futur në kalendarin e Kuvendit projektin për kapjen politike të gjyqësorit është një provokim i rëndë ndaj opozitës, parlamentarizmit dhe qytetarëve shqiptarë që nuk mund ta konceptojnë kurrë reformën e domosdoshme në drejtësi si një dorëzim peshqesh të drejtësisë tek Edi Rama. Rruga e vetme për miratimin e Reformës në Drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Venecias.? shprehet Kryetari i Grupit parlamentar demokrat.

Paloka thekson se fundi i kësaj beteje do jetë shkrumbimi i oligarkisë kriminale dhe të korruptuar të Edi Ramës.  ?Cdo akt tjetër është shpallje lufte ndaj opozitës, parlamentit dhe aspiratës popullore për drejtësi të pavarur. Dhe fundi i kësaj betejë padyshim nuk do të jetë fitorja por shkrumbimi i oligarkisë kriminale dhe të korruptuar të Edi Ramës.? përfundon deklarata e Palokës.

Lajmet e fundit nga