LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet kufoma e një gruaje të mbytur në Durrës

21 Qershor 2016, 17:39, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit raporton se pasditen e sotme në drejtim me Pistën e Vogël, në breg te detit është gjetur e mbytur një shtetase.

Shtetësja e paidentifikuar ende, e seksit femër mësohet të jetë  rreth 40 vjeçe. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se nga këqyrja e kufomës nuk janë gjetur shenja dhune.Gruaja e mbytur është  rreth 1. 60 cm e gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë.

?Ka të veshur një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët; bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe; në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë. Personat që munden ta identifikojnë viktimën janë të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 129.? thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga