LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti Global i të Ushqyerit, Shqipëria në zonën e rrezikut të obezitetit

20 Qershor 2016, 08:46, Aktualitet CNA

Raporti Global i të Ushqyerit për vitin 2016 nxjerr në pah se 44 përqind e vendeve po përjetojnë ?nivele shumë serioze? si të kequshqyerjes, ashtu edhe të obezitetit. Sipas raportit, kjo nënkupton se një në tre persona vuan nga kequshqyerja në njëfarë forme, qoftë kjo: fëmijët me zhvillim të vonshëm, pagjakësia te gratë e reja dhe të rriturit obezë.

Po a është Shqipëria e rrezikuar? Sipas hartës së përpiluar nga studiuesit e këtij raporti të përvitshëm, shqiptarët gjenden në një zonë të rrezikuar, të obezitetit duke u gjendur në një zonë portokalli të fortë, me nivel 25-30 të BMI-së.

Duke matur indeksin e masës trupore (që ndryshe quhet BMI) të të rriturve në 186 shtete, me normën që shqiptarët kanë krahasohen me shtete si Arabia Saudite, Egjipti, një pjesë e madhe e shteteve Europiane dhe një pjesë të Amerikës Latine. Ndërsa, rekordin e mban sërish SHBA, me indeksin BMI më të lartë, prej 30-35. I gjithë Ballkani është i ngjyrosur njësoj, sikurse edhe fqinjët italianë të mirënjohur për makaronat.

Studimi, publikim i Revistës Mjekësore Lancet, tregon se nga viti 1975 deri në 2014, numri i njerëzve obezë është rritur nga 105 mln në 641 mln. Projeksionet thonë se një në pesë të rritur në botë do të jenë obezë./monitor.al

Lajmet e fundit nga