Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Fitorja e Kombetares dhe bishti i shqiptareve!

Aktualitet

Nga Arian Galdini/ Fitorja e Kombetares dhe bishti i shqiptareve!

Publikuar

-

Ajo ndeshje nuk ishte thjesht nje ndeshje. As fitorja e Kombetares sone nuk ishte thjesht nje fitore. Gjithcka ka ndodhur keto dite, e sidomos ne mbremjen qe fituam mbi Rumanine, ka qene nje atmosfere e re, nje ngjitje e re, nje gjendje e re. Pak dite para se te fillonte Kampionati Europian, cdo shqiptar qe udhetonte drejt vendeve te Europes ishte nje njeri me valixhe ne duar qe nuk dihej nese ikte nga vendi i tij, a thjesht kalonte nje kufi, nje dite pune a qejfi, diku ne nje vend tjeter, jashte vendit te tij. Ikanaku dhe udhetari ishin dy kokat e shqiponjes se cdo shqiptari qe kalonte kufirin. Madje kaq e forte ishte bere kjo dykrenesi sa pashpresesia nuk e shihte krenen tjeter si arritje a mundesi, por si habi. Habi sepse, perditesia e ketij vendi eshte e mbushur me ngjarje e perjetime ku mundesia ne te vertete eshte hile, arritja ne te vertete eshte poshtersi, realizimi ne te vertete eshte babezi.

Te talentuarit te zotet, te merituarit e ketij vendi ndihen si klecka qe duhen pastruar me perdhunen e shperfilljes. Te ndershmit dhe te virtytshmit e ketij vendi, ndihen si lebrozet qe duhen izoluar. Kush ka integritet, nuk gezon respekt. Kush ka ide nuk ka asnje vleresim. Kush perpiqet te mberrije me merite e sakrifica cka mendon dhe beson te drejte, percmohet. Militanti, kaqoli, i binduri, hileqari kokeulur e prapanicelepires, eshte njeriu qe ben perpara ne kete vend. Ky ben karriere, ky flet neper foltore partie a institucionesh, ka ka makine te shtrenjte, ka shtepi ne zona klasi te larte dhe vila ne bregdet. Keta udhetojne neper bote dhe bejne pushime aty ku i pashpresi duhet te hape profil facebooku per te pare foto e enderroje sesi mund te jete. Keta bejne jete nate, klubesh, ka qarqet dhe komunitetet e tyre te ‘te kapurve’. Ndersa te talentuarit, te zotet, te ndershmit dhe te virtytshmit, luftojne me mish e me shpirt per te gjetur pune. Keta behen katercopash per ta mbajtur ate pune e per tu mbijetuar cunameve te ‘te kapurve’. Keta qe kane integritet, karakter, talent e zotesi ndihen krejt te pambrojtur, te pasigurte, e nuk dine se cdo tu sjelle e nesermja. Keta ndihen kaq te huaj ne vendin e tyre. Sepse nese jane te rinj, nuk dine cte neserme te ndertojne ne kete vend. E nese jane bere prinder, nuk dine se cte neserme do tu krijojne femijeve te tyre.

Ndaj keta heshtin ose ikin. Keta jane shumica qe iken nje ore e me pare, a hesht si guri i varrit. Ikin sepse nuk duan te neserme ne kete vend as per veten e tyre e as per femijet e tyre. Heshtin sepse nuk duan te zbulohen qe kane integritet, vlera, talente. Heshtin sepse e kane kuptuar se i heshturi ne kete vend mund ta haje nje cope buke. Prandaj edhe mungon ajo Pakica Kritike qe ben ndryshimet dhe ngre peshe bucimat e vullneteve dhe shpirtrave ne kete vend. Sepse ata qe duhet te flasin, jane me valixhe ne duar ose me uje ne goje.

Keta jane te pashpreset qe mbijetojne ne hije, ose perpiqen te jetojne ne ikje. Ata te tjeret, pra ‘te kapurit’ jane dielli dhe hena ne kete vend. Ata jane gjithcka. Ata hane buke, e mund te te lene te hash edhe ti ndonje therrime. Ata punojne, e mund te te lene ta kesh edhe ti nje pune me kontrate disa mujore. Ata behen deputete, drejtora, ministra, udheheqes, e mund te te lene edhe ty ta kesh mundesine ta shesesh voten per 20 mije leke te vjetra. Ata jane Shqiperia e sotme. Dhe shqiptari kur iken a udheton, mban ne duar pasaporten me vulat e autoresine e Atyre qe jane ‘ta kapurit’ e ketij vendi. Dhe pasaporta jone, ngec ne cdo kufi. Ngec sepse cdo kufi na ballafaqon me te verteten se atje pertej shoqerite kane mase me te larte drejtesie ose jane te drejta thelbesisht. Atje pertej policin nuk e ka futur ne pune Partia, as doganierin nuk e ka cuar deputeti qe i kerkon kuoten mujore. Atje pertej, pra atje ku shqiptari duhet te shkoje me pasaporte, nuk behesh dot udheheqes me diplome te blere ne autostrade, e as deputet me thike ne xhep a kobure ne brez. Atje pertej, nuk ta blejne voten e te shesin vendin e punes. Atje pertej duhet shume talent e zotesi, per tia dale mbane. Nuk ia del dot mbane as si kaqol e as si militant, as si kujdestar vajzash neper semafore, e as si shites malli neper rruget e Europes. Atje sa me makine te shtrenjte te kesh, aq me shpesh te ndalon policia, e aq me shume te kerkon letrat financiarja. Po dole neper foltore a me kostum institucionesh, andej te kerkojne llogari edhe per qumshtin e gjirit te nenes qe ke pire sapo ke lindur.

LEXO EDHE:  Merkel mëson të numërojë bashkë me Edi Ramën!/ Nga Arian Galdini

Ketu po te pane ne foltore a me kostum institucionesh te levdojne ngrene ne qiell, madje edhe po te jesh xhahil thone se je xhebrail. Ja keshtu shkojme ne andej si ikanake a udhetare, si te pashpresa e ‘te kapur’. Shkojme si kendejbotas qe hidhemi pertej ne nje bote tjeter. Kjo ka qene edhe arsyeja qe andej pertej kufirit gjithmone na kane njohur si te pashprese, qe atyre u dukemi si pabuksa, ose si ‘te kapur’ qe atyre u dukemi si batakcinj. Ne jemi andejkufirit ose si L’America ose si Taken(Rrembimi). Jemi njerezit me bisht kur kalojme kufirin. Kjo eshte trishtesia me te cilen takohemi sa here duhet te shkojme diku ku duhet paspaorta jone. Pikerisht, kete realitet theu Kombetarja jone. Andejkufirit per here te para ne shkuam me talent, zotesi, bukuri dhe qe prej nates kur mundem Rumanine, edhe me fitore. Andejkufirit pasaporta jone u be pasaporta e atyre djemve qe luajten ne fushe kunder Zvicres me dinjitet, kunder Frances me hijeshi dhe fituan kunder Rumanise me dliresi. Andejkufirit njohen shqiptarin qe shkon ne Europe si ne shtepine e tij dhe konkuron, di te humbase, e di te fitoje me dinjitet. Andejkufirit njohen shqiptarin ngadhnjimtar. E gjitha kjo fale atyre djemve kuqezi qe ishin individe te talentuar, De Biazi i beri ekip te harmonizuar, e ne kete Europian deshmuan se te gjithe suksesin e kane te merituar. Qe nga mbremja kur fituam mbi Rumanine, ne kaluam ne nje gjendje te re. Ne mesuam se mund te shkojme ne Europe, mund ta meritojme Europen, mund te behemi Europe, vetem kur te behemi sa me shume shqiptare ngadhnjimtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Maqedonia nuk ka peshkaqenë!

LEXO EDHE:  I vetmi aktor në film ishte "lali Eri"/ Arian Galdini  'degjeneron" Ermal Mamaqin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Maqedonia nuk ka peshkaqenë!

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: