LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama forcon vëllazërinë e krimit/ Asnjë fjalë për nënkryetarin e partisë që qëllon me armë

19 Qershor 2016, 13:24, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin se po forcon vllazërinë e krimit për arsye se nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen në Kavajë, ku mbeti i plagosur krytari i FRPD në këtë zone.

Përmes një deklarate për shtyp, PD shprehet se autori është nënkryetari i tij i partisë në Kavajë, i cili ikën nga skena e  krimit me ndihmën e kryetarit të partisë së tij në Kavajë.

Sipas PD Kjo është një shkelje syri që Edi Rama u bën gjithë banditëve nën armë që ka në gjithë vendin, duke u treguar se është me ta, duke u treguar se ata gëzojnë plotësisht mbështetjen e tij.

Deklarata e PD

Edi Rama nuk ka ndërmend të largohet nga vëllazëria e krimit, përkundrazi po e thellon lidhjen me ta, duke i siguruar Rroshit daljen nga qelia, dhe duke u dhënë zemër banditëve të tij të shtijnë me armë në mes të qytetit ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Ndërsa kjo ngjarje e rëndë ndodh, dhe autori është nënkryetari i tij i partisë në Kavajë, i cili ikën nga skena e  krimit me ndihmën e kryetarit të partisë së tij në Kavajë, Edi Rama jo vetëm nuk thotë një gjysëm fjale, jo vetëm nuk distancohet, por u jep gajret, mbështetje e përkrahje, dhe vendos policine në dispozicion të tyre.

Kjo është një shkelje syri që Edi Rama u bën gjithë banditëve nën armë që ka në gjithë vendin, duke u treguar se është me ta, duke u treguar se ata gëzojnë plotësisht mbështetjen e tij.

Duke u treguar se vëllazëria e krimit është në fuqi.

Edhe pse i dënuar në Itali për përdhunim në grup, edhe pse ka përdorur 5 emra për krimet e tij të ndryshme në Europë, edhe pse DEA amerikane e ka kërkuar për trafik droge e pastrim parash, Edi Rama vazhdon ta mbrojë me fanatizëm Rroshin e tij.

Ende, Edi Rama nuk ka lëshuar një firmë për shkarkimin e Rroshit, kur faktet e të kaluarës së tij kriminale i di sot çdo shqiptar.

Ai ka ende kryetar partie në Kavajë një të dënuar për drogë, dhe ka edhe sot që flasim nënkryetar partie në Kavajë autorin e plagosjes së trefishtë, dy ditë më parë.

Njerëzit presin një reagim, socialistë, të majtë e të djathtë janë të neveritur e të revoltuar, dhe Edi Rama thotë se Arrigo Saki me ka nisur një mesazh.

Ky poshtërim që po u bën Edi Rama qytetarëve me bandat e tij të armatosura po kthehet në kosto shumë të lartë, dhe shefi i rilindjes duhet të përgaditet ta paguajë shtrenjtë këtë faturë.

Lajmet e fundit nga