LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD do votojë reformën në drejtësi/ Votë kundër nenin 88

19 Qershor 2016, 15:02, Aktualitet CNA

Burime zyrtare nga Partia Demokratike thanë për citynews se qëndrimet e kësaj force kanë evoluar më tej në lidhje me reformën në drejtësi.

Të njëjtat burime theksuan se PD-ja do e votojë në parim reformën në drejtësi, por do votojë kundër nenin 88 ku qëndron edhe përplasja mes palëve.

PD-ja gjen formulën për të mos qenë ajo bllokuesja e reformës, në rast se Rama nuk e ?dorëzon? nenin 88.

Demokratët do shkojë në seancë do votojnë në parim reformën dhe më pas duke bashkuar votat me LSI-në,  dhe disa deputetë të majtë rebelë si grupi i Blushit apo Eduard Ndocaj, do rëzojnë së bashku nenin e shumë debatuar, veprim qe nuk rezon vetem nenin por edhe qeverine qe duket te jete “ne fije te perit”/citynews

Lajmet e fundit nga