Connect with Us

Faktet/Meta-Basha, negociata në sfond, Rama në alarm

Aktualitet

Faktet/Meta-Basha, negociata në sfond, Rama në alarm

Publikuar

-

LSI-ja për Lulzim Bashën është çëlsi i të ardhmes të tij politike. Kjo për disa arsye që vijnë jo vetëm për mbijetesën e tij në politikë.

Së pari, një humbje në zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë në analizë edhe gjendjen e dobët organizative që kalon PD-ja do e çontë Bashën në një përballje të fortë brenda demokratëve e cila mund ti dhuronte edhe largim.

Së dyti Lulzim Basha, i vetëm e ka të pamundur të rëzojë Ramën me çdo përpjekje të tij, koha ka treguar se ka “dështuar” në aksionet e tij dhe është përkëdhelur sa më shumë kur ka pasur diçka në dorë, që i vinte për shkak të ndërkombëtarëve apo emrit si opozitë dhe jo prej lojës së tij politike.

Së treti, Basha më shumë se opozitën “dashuron” pushtetin (ska mbushut vitin ne opozite) dhe ky është qëllimi i një drejtuesi politik, por kjo nuk mjafton vetëm si qëllim apo dëshirë personale e një dretuesi që ende nuk është bërë lider.

Takimi për reformën në drejtësi ku mungon “përfaqësuesi” i Ramës (ndryshe nga takimi rama-Basha, ku Meta kishte perfaqesuesin e tij), është një tjetër sinjal se ata mund të ulen, flasin dhe marin vendime të dy. Mënjëherë pas këtij takimi Ilir Meta doli hapur por qëndrimeve të Bashës për reformën.

Këto kater argumenta janë pak, por janë të vërtetë dhe të prekshëm, Lulzim Basha i di shumë mirë kero dhe te tjera, dhe ka filluar negociatat me Ilir Metën për të gjetur rrugët e bashkëpunimit të cilat kanë dhënë frytet e para.

Reforma në Drejtësi po orkestrohet sipas dyshes Basha-Meta, kjo e shqetësoii edhe Koço Kokëdhimën i cili kërkoi që opozitën ta afronte Rama.

Për shumë e shumë kohë Lulzim Basha, nuk sulmon as Metën dhe as ministrat e tij super skandalozë në qeveri, te deshtuar dhe krimbur ne korrupsion deri ne qelize.

LEXO EDHE:  Fenomeni-Kaçi dhe mbrojtja nga PD e rrezikut social

Pak kohë më parë “Eskobarin e ballkanit”, Basha ja faturoi PS-së dhe Edi Ramës, ndërkohë që ai ishte një drejtues politik dhe drejtor i LSI-së. Këto janë tre argumenta të pakët, por flasin shume.

Ilir Meta vazhdon të ketë të njejtin mendim për Lulzim Bashën, “Që ai gënjen edhe për orën”, këtë fakt të artikuluar

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta and American Ambassador in Tirana Donald Lu during a conference about the necessity of the Electoral Reform.
Foto e koheve te fundit/ Buzeqeshje me “qetesi dhe dashuri”

nga Meta e njohin shumë mirë drejtuesit e lartë dhe pjesa kryesore në PD, dhe Meta veshtirë se e haron. Mos besimi tek Basha e ka bërë kreun e Kuvendit të jetë për një kohë të gjatë në negociata, për të pasur siguri se kreu demokrat nuk do e gënjejë siç e ka gënjyer për orën. Meta është politikan që nuk ti kursen sulmet, por nuk haron të të flasë publikisht edhe për “gënjeshtrat” që i ke bërë. Këto kanë qenë shumë apo pak, kjo ngelet për tu sqaruar. Ato nuk po ndikojnë në negociatat e filluara mes palëve të cilat vazhdojnë me intesitet çdo ditë.

Këto negociata mund të sjellin largimin e Metës, në një moment përpara zgjedhjeve nga qeveria, si në rastin me Berishën dhe të ndezin “dritën jeshile” për opozitën, e cila duke pasur brenda apo jashtë koalicionit të saj LSI-në, në asnjë rast më PS-në dhe larg Ramës, përçan të majtën dhe ka më shumë shanse për tu rikthyer në pushtet.

Negociatat vazhdojnë të ecin çdo ditë, por Meta dhe Basha duken të qetë në distancë, kjo sepse çdo bashkëpunim do ju siguronte jetëgjatësi politike të dyve si individe. I vetmi person në alarm dhe i shqetësuar duket kreu i qeverisë Edi Rama, që po përpiqet të pranojë çdo “poshtërim” të Ilir Metës vetëm që ky i fundit mos braktisë “shtratin” e tij për Lulzim Bashën./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Çim Peka kunder Bashës/ Opozita si dy vite më parë

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama: Opozita si Esat Pashë Toptani, një mallkim që na ka ndjekur hap pas hapi

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Fenomeni-Kaçi dhe mbrojtja nga PD e rrezikut social

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Luli mos e fshih Odetën

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Foto-“Mjerimi” i Lulit/ Basha nuk i ndahet golfit

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Basha takim me Konjufcën/ Prioritet vijimi i dialogut Kosovë-Serbi

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE