LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten importet e karburanteve, cigareve dhe birrës

18 Qershor 2016, 20:00, Aktualitet CNA

Mbyllja e ARMO-s për shkak të krizës financiare ka sjellë rritjen e importit të karburanteve. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të vitit, Shqipëria importoi me rreth 28 për qind më shumë karburante sesa një vit më parë.

Më konkretisht, nga 150.3 mijë tonë që ishin për periudhën janar-maj të vitit të kaluar, për pesëmujorin e këtij viti importi i karburanteve arriti në 192.1 mijë tonë. Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli më i lartë i zhdoganimeve të naftës që nga viti 2010.

Por karburantet nuk janë malli i vetëm i akcizës me rritje të zhdoganimeve. Të njëtin trend kanë shënuar edhe mallrat e tjera si cigaret apo birra.

Sipas Ministrisë së Financave, importi i cigareve u rrit me 28.2 për qind duke arritur në 1 mijë e 77 tonë. Vitin e kaluar importi i cigares shënoi nivelin më të ulët historik, pasi kompanitë importuese i paraprinë rritjes së akcizës duke i përqëndruar importet në fundin e vitit 2014, para hyrjse në fuqi të taksave.

Megjithatë, pavarësisht efektit të bazës, zhdoganimet për këtë produkt mbeten më të ulëta sesa mesatarja shumëvjeçare. Përveç se tek karburantet dhe cigaret, rritja e importeve lidhet me mbylljen e rafinerisë vendase dhe ndryshimin e regjimit tatimor.

Lajmet e fundit nga