LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja në Vlorë/ Arrestohet autori

18 Qershor 2016, 07:50, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin 36-vjeçar, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri, të ndodhur para 4 ditësh në Vlorë.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Elton Zotaj, 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë për ngjarjen e ndodhur në datë 14.06.2016, në lokalin eurolloto “Goxhaj” në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti për motive të dobëta (të çastit), shtetasi Elton Zotaj, dyshohet se ka plagosur rëndë me armë zjarri “pistoletë” në këmbë shtetasin Rr. M., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, jasht rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje është bllokuar dhe sekuestruar arma e zjarrit “Pistoletë-Glock” me të cilën është kryer plagosja, si dhe është kapur në flagrancë poseduesi i saj, shtetasi Edmond Maskaj (i përfshirë në këtë konflikt).

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, në ngarkim të shtetasit Elton Zotaj.

 

Lajmet e fundit nga